Roli I Delegacionit te BE-së
Delegacioni i Bashkimit Evropian ne Republiken e Shqiperise eshte nje mision diplomatik i perhershem. Delegacioni u krijua ne vitin 1993, kur Komisioni Evropian vendosi te zgjeroje Zyren e tij me Te Derguar Special, ne nje Delegacion te plote i cili reflektonte zhvillimet demokratike pozitive te cilat ndodhen ne ate kohe.
Detyrat kryesore te Delegacionit jane si me poshte:
- Lehtesimi i zhvillimit te marredhenieve politike dhe ekonomike ndermjet BE-se dhe Shqiperise, ne kuadrin e procesit te Stabilizim Asocijimit, e cila eshte strategjia qe ndihmon Shqiperine ne rrugen e saj drejt integrimit ne BE.
- Menaxhimi i programeve te asistences se BE-se.
- Shprendarja e informacionit mbi BE-ne, informimi i publikut te gjere shqiptar, vendimarresit dhe opinion-beresit lidhur me procesin e integrimit, institucionet e BE-se dhe politikat e saj.
Shef i Delegacionit te Bashkimit Evropian ne Shqiperi eshte Z Ettore Sequi prej Shtatorit 2010.