Fjala Hyrëse
Të nderuar vizitorë,
Mirë se vini në faqen e internetit të Zyrës së BE-së në Kosovë. Përmes faqes, ju do të mësoni më shumë në lidhje me atë çka Zyra jonë është duke bërë për të forcuar lidhjet mes Bashkimit Europian dhe Kosovës. Ju do të mësoni më shumë për historinë e Bashkimit Europian, Procesit të zgjerimit dhe përparimit të Kosovës në rrugën drejt Europës.
Institucionet e BE-së janë duke kaluar nëpër ndryshime të mëdha; Zyra e BE-së në Kosovë është një dritare që përfaqëson të gjitha institucionet e Bashkimit Evropian.
Interesimi për Bashkimin Evropian është duke u rritur në mënyrë konstante. Një nga detyrat tona kryesore është që të respektojmë kërkesën në rritje për informata.
Z. Samuel Žbogar është emëruar nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së/Zëvendës Presidentja e KE-së, Catherine Ashton, si Udhëheqës i Zyrës së BE-së në Kosovë me 21 dhjetor 2011 dhe me vendimin e Këshillit të BE-së të 25 janarit 2012 si Përfaqësues Special i Bashkimit Evropian në Kosovë.
Z. Samuel Žbogar ka qenë Ministër i Jashtëm i Sllovenisë dhe një diplomat me një përvojë 24-vjeçare në pozita të një rëndësie strategjike, përfshirë këtu Kinën, Kombet e Bashkuara në Nju Jork dhe Uashington DC. Në kapacitetin e sekretarit të shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe drejtorit politik në BE, ai ka udhëhequr përgatitjen e Presidencës së radhës së Sllovenisë në OSBE, ka udhëhequr ekipin negociator të Sllovenisë për anëtarësim në NATO dhe ka qenë anëtarë ekipit negociator të Sllovenisë për BE.
Samuel Žbogar ka lindur në vitin 1962 në Slloveni. Ai ka diplomuar pranë Universitetit të Lubjanës në Shkenca Politike-Marrëdhënie Ndërkombëtare. Ai flet anglisht, italisht, kroatisht/serbisht dhe frëngjisht. Z. Žbogar është vrapues i pasionuar. Ai është i martuar dhe ka tre fëmijë.