European 
Commission Liaison Office to Kosovo
SRPSKI | ENGLISH

Komisioneri pėr Zgjerim dhe Politikė tė Fqinjėsisė, Štefan Füle, viziton Kosovėn

Komisioneri i BE-sė pėr Zgjerim dhe Politikė tė Fqinjėsisė, Štefan Füle vizitoi Kosovėn mė 19 mars, si pjesė e vizitės sė tij nė Ballkanin Perėndimor duke pėrfshirė Shqipėrinė, Bosnje dhe Hercegovinėn, Malin e Zi dhe Serbinė. Gjatė qėndrimit nė Kosovė, Komisioneri Füle u takua me faktorėt kyē vendės dhe ndėrkombėtarė, duke pėrfshirė Presidentin Fatmir Sejdiu, kryeministrin Hashim Thaēi, ministrat dhe kryetarėt e komunave, si dhe Pėrfaqėsuesin Special tė BE-sė, Pieter Feith dhe kreun e misionit tė EULEX-it, Yves de Kermabon.

Mė herėt nė shkurt, Catherine Ashton, Pėrfaqėsuesja e Lartė e Unionit pėr Punė tė Jashtme dhe Politikė tė Sigurisė dhe zėvendės Presidenti e Komisionit Evropian (HR/VP) vizituan Kosovėn si pjesė e vizitės sė saj nė Ballkanin Perėndimor. Ajo po ashtu u takua me pėrfaqėsuesit e BE-sė nė Kosovė dhe me autoritetet kosovare.

Komisioni Evropian propozon pėrtrirjen e preferencave tregtare autonome pėr Ballkanin Perėndimor

Komisioni Evropian nė shkurt u pajtua tė vazhdojė preferencat tregtare autonome tė veēanta qė Bashkimi Evropian ua ofron vendeve tė Ballkanit Perėndimor deri mė 2015. Vazhdimi do tė mundėsojė qė ekonomitė e Ballkanit Perėndimor tė pėrfitojnė nga njė qasje e pakufizuar pa taksa doganore nė tregun e BE-sė pėr gati tė gjitha produktet me origjinė nga kėto vende apo territore.

 

Kampet e kontaminuara tė romėve do tė mbyllen me ndihmėn e BE-sė

Nė njė pėrpjekje pėr tė mbyllur kampet e kontaminuara me plumb tė Cesmin Lugut dhe Osterodes tė cilat kanė sjellė pasoja shėndetėsore tė njė numri tė konsiderueshėm tė fėmijėve dhe tė rriturėve romė, ashkalij dhe egjiptas, Zyra ndėrlidhėse e KE-sė, nė partneritet me Qeverinė e Kosovės dhe Komunėn e Mitrovicės nė fund tė shkurtit filloi fazėn realizuese tė projektit €5 milionėsh pėr tė pėrkrahur familjet rome, ashkalije dhe egjiptase nė kampet e Mitrovicės Veriore.

 

Hapen tri shkolla me fonde tė BE-sė nė komunėn e Shtėrpcės dhe tė Zveēanit

Janė pėruruar tri shkolla fillore nė shkurt dhe mars 2010 nga Komisioni Evropian, dy nė komunėn e Shtėrpcės dhe njė nė Zveēan. BE-ja ka investuar mė shumė se € 760.000 pėr tė rinovuar, zgjeruar apo pėr tė ndėrtuar tėrėsisht kėto shkolla.

Tri komuna tė reja i bashkohen procesit tė Zhvillimit Ekonomik Rajonal tė BE-sė

Kryetari i komunės sė Graēanicės nėnshkroi mė 22 shkurt marrėveshjen ndėrkomunale pėr t’iu bashkuar procesit tė Zhvillimit Ekonomik Rajonal tė BE-sė, duke u bėrė anėtare e Agjencisė pėr Zhvillim Rajonal (AZhR) me qendėr nė Prishtinė. Mė herėt mė 9 shkurt, kryetari i Kllokotit dhe Ranillugut po ashtu e nėnshkruan marrėveshjen duke iu bashkuar Zhvillimit Ekonomik Rajonal tė BE-sė nė pjesėn lindore tė Kosovės. Ato po ashtu u bėnė anėtare me tė drejta vote tė Bordit Udhėheqės tė AZhR-sė, lindje.

 

Kosova pėrkrahet pėr tė marrė pjesė nė Zonėn e Pėrbashkėt tė Aviacionit Evropian

Zyra ndėrlidhėse e Komisionit Evropian filloi pėrkrahjen e saj pėr Autoritetin e Aviacionit Civil tė Kosovės pėr tė realizuar marrėveshjen pėr Zonėn e Pėrbashkėt tė Aviacionit Evropian (ECAA). Projekti dyvjeēar prej € 1 milion pėrkrah zhvillimin e transportit tė aviacionit civil nė Kosovė duke pėrmbushur standardet evropiane nė sigurinė e aviacionit, zhvillimin e kornizės sė tregut duke u bazuar nė parimet e qasjes sė lirė dhe konkurrencės sė drejtė.

 

Pėrfundohen dy projekte tė financuara nga BE-ja pėr tė pėrkrahur minierėn e Stantėrgut

Punimet pėr ta bėrė minierėn e Stantėrgut tė sigurt u pėrfunduan nė shkurt pėrmes financimit € 1.6 milionė nga BE-ja. Miniera qė i pėrket kompleksit tė minierave tė Trepēės, u vlerėsua se kishte nevojė tė jashtėzakonshme pėr intervenime qė tė kishte kushtet pėr punė pėr prodhim normal dhe ambient tė sigurt pune.

Ofrimi i pajisjeve dhe punėt ndėrtuese tė kryera nė minierė mundėsuan stabilizimin e brendėsisė sė minierės duke mbushur zbrazėtirat, tė shkaktuara nga eksploatimi i vazhdueshėm i xeheve. 

Vazhdon shqyrtimi i progresit nė agjendėn evropiane

Nga janari deri nė mars tė vitit 2010 janė mbajtur tri mbledhje sektoriale si pjesė e dialogut tė rregullt me qeverinė e Kosovės nė kuadėr tė Procesit tė Stabilizim-Asociimit. Luftimi i kurrupsionit dhe krimit tė organizuar, sforcimi i menaxhimit tė integruar tė kufijve dhe ndėrmarrja e veprimeve pėr tė pėrmirėsuar kornizėn e regjistrimit civil ishin disa prej temave qė u shqyrtuan nė mbledhjen e janarit. Nė fillim tė marsit, Komisioni dhe Qeveria shqyrtuan fushat e novacionit, kapitalit njerėzor, politikat sociale dhe shoqėrinė e informatės. Mė vonė gjatė marsit, KE-ja dhe Komisioni Evropian u takuan pėr tė diskutuar progresin nė fushėn e bujqėsisė, peshkatarisė, pylltarisė dhe sigurisė sė ushqimit.

 

Gara e fotografisė nė Evropėn Juglindore hyn nė fazėn finale

Donika Rudi, muzikante dhe fotografe nga Kosova, ėshtė njėra prej 24 finalistėve tė garės sė fotografisė “Evropa Juglindore: Njerėzit dhe Kultura”, e cila u mbyll zyrtarisht mė 20 janar 2010. Tani vizituesit mund tė votojnė pėr fotografinė mė tė mirė nė mesin e 24 fotografive garuese nė faqen e internetit. Cila iu pėlqen mė sė tepėrmi? Shprehni mendimin e juaj dhe votoni pėr fotografinė qė mendoni se meriton tė fitojė Shpėrblimin e sė pėrzgjedhurės nga publiku. Votimi publik pėrfundon mė 26 mars.

 
Edicionet e kaluara:
Buletini nr. 15
Buletini nr. 14
Buletini nr. 13
Buletini nr. 12
.

Ne bėjmė fotografi gjatė tė gjitha ngjarjeve tona. Kliko kėtė link pėr tė vizituar galerinė tonė.

.

Ne vazhdimisht shpallim tenderė tė rinj! Vizitoni faqen tonė tė internetit nė kėtė link pėr azhurnimet e fundit.

.

Zyra ndėrlidhėse e Komisionit Evropian nė Kosovė.
Rr Kosova 1, P.O. Box 311
Prishtinė 10000
E: delegation-kosovo@ec.europa.eu
T: +381 38 5131 327
F: +381 38 5131 304
www.delprn.ec.europa.eu

EU

Ky email ėshtė dėrguar nė emėr tė Zyrės ndėrlidhėse tė Komisionit Evropian nė Kosovė.
Pėr ta ndryshuar abonimin tuaj, duke pėrfshirė abonimet nė gjuhė tjera,
vizitoni faqen tonė tė internetit.
Nėse dėshironi tė ē'regjistroheni nga buletini, klikoni kėtu.