European Commission Liaison Office to Kosovo
SRPSKI | ENGLISH

Raporti i Progresit për vitin 2011 i nënvizon sfidat për Kosovën

 Kosova po punon në bashkërendimin e legjislacionit në përputhje me standardet evropiane, mirëpo implementimi vazhdon të jetë sfidues, tha Štefan Füle, Komisionari për Zgjerim në Komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian në Bruksel gjatë prezantimit të Pakos për Zgjerim, që u mbajt më 12 tetor.

Raporti i Progresit për Kosovën ka identifikuar progres në një numër fushash. Koordinimi i agjendës evropiane në Kosovë është përmirësuar në mënyrë kuptimplotë. Reformat gjyqësore kanë vazhduar në mënyrë të kënaqshme dhe institucionet e rëndësishme gjyqësore janë në vend. Megjithatë, mbeten shumë sfida në fusha të rëndësishme. Nga Kosova kërkohet angazhim i mëtutjeshëm në sektorët e administratës publike, reformën zgjedhore, gjyqësor dhe ekonomi.

Raporti i Progresit u dorëzua te institucionet e Kosovës nga Pierre Mirel, Drejtor për Ballkanin Perëndimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme për Zgjerim në Komisionin Evropian.

Ushtruesi i detyrës i Shefit të Zyrës ndërlidhëse të KE-së, Khaldoun Sinno, i ka diskutuar gjetjet e raportit me shoqërinë civile në Prishtinë dhe në veriun e Mitrovicës. More...

KE-ja mbështet bashkëpunimin ndërkufitar ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë

Kosova dhe Shqipëria e kanë nënshkruar një marrëveshje për bashkëpunim ndërkufitar, që financohet nga Komisioni Evropian. Marrëveshja do të hyjë në përdorim në formë të granteve për komunat, shkollat dhe shoqërinë civile në jug të Kosovës dhe në veri të Shqipërisë. Kosova dhe Shqipëria, që të dyja do të përfitojnë nga 1.2 milion euro për implementimin e marrëveshjes. Khaldoun Sinno, ushtrues i detyrës së shefit të Zyrës ndërlidhëse të KE-së tha: "Qëllimi i këtij projekti është t’u ofrojë një jetë më të mirë qytetarëve në të dyja anët e kufirit." More...

 

Policia e Kosovës siguron dhoma të veçanta për intervistimin e fëmijëve

Policia e Kosovës ka vazhduar me reformat për fuqizimin e mekanizmave mbrojtëse për fëmijët në raport me sistemin gjyqësor. Një varg dhomash për marrjen në pyetje të fëmijëve në mënyrë miqësore të Policisë së Kosovës u inauguruan në fund të tetorit. Kjo ishte një iniciative e cila u zhvillua si pjesë e një programi më të gjerë dhe të përbashkët të BE-së dhe të UNICEF-it për të mbështetur reformat e sistemit të drejtësisë për të miturit. Faza e dytë e programit ka për qëllim që të sigurojë se fëmijët të cilët bien ndesh me ligjin trajtohen në përputhje me standardet ndërkombëtare. More...

 

BE-ja inauguron pajisjet moderne sportive dhe kulturore në Novobërdë

BE-ja i ka përfunduar punimet në një qendër të re sportive dhe të kulturës në fshatin e Llabjanit, komuna e Novobërdës. Duke filluar nga nëntori kjo qendër do të mirëpret një numër të aktiviteteve sportive dhe aktiviteteve të ndryshme kulturore. Projekti ka implementuar punët e ndërtimit sipas standardeve të BE-së dhe tani ofron kushte moderne për komunitetin. Ndërtimi i qendrës është pjesë e një plani të gjerë të infrastrukturës, i cili financohet përmes programit IPA 2007 të Komisionit Evropian. More...

BE-ja siguron më shumë ndihmë për strehimin e familjeve te komuniteteve Rome, Ashkali dhe Egjiptiane

Zyra ndërlidhëse e KE-së po vazhdon me mbështetjen për familjet Rome, Ashkali dhe Egjiptiane në komunën e Mitrovicës. 14 familje tjera janë vendosur në shtëpi të reja duke e sjellë kështu numrin e përgjithshëm të familjeve të strehuara në 65, nga të cilët 253 meshkuj, gra dhe fëmijë. Zyra ndërlidhëse e KE-së po bashkëpunon me Ministrinë për Komunitet dhe Kthim dhe me Komunën e Mitrovicës për t’i mbyllur kampet e kontaminuara me plumb në veri të Mitrovicës. More...

 

Kualifikimet në Kosovë synojnë standardet evropiane

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së bashku me Zyrën ndërlidhëse të KE-së dhe me Autoritetet Kualifikuese të Kosovës kanë prezantuar një sistem të ri për aprovimin e kualifikimeve të cilat kanë për qëllim t’i plotësojnë standardet evropiane. Kualifikimet tani do të aprovohen në kuadër te Kornizës Kombëtare Kualifikuese (KKK), pasi që ato të jenë vlerësuar dhe shpërblyer nga institucionet akredituese. Një projekt i financuar nga BE-ja, EU KOSVET V, e ka mbështetur Autoritetin edhe gjatë procedurave të miratimit dhe të akreditimit. More...

 

Ndahen bursa të tjera për studentët Rom, Ashkali dhe Egjiptian

Janë dhënë tridhjetë e nëntë bursa për studentët Rom, Ashkali dhe Egjiptian (RAE) si pjesë e përpjekjeve për ta përmirësuar arsimin në mes të këtij komunitetit. Një projekt i financuar nga BE-ja ka bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë për Arsim, Shkencë dhe Teknologji të cilët së bashku kanë ngritur numrin e studenteve përfitues, në total prej 220. Ky projekt mundëson qasje më të mirë në arsim, në ruajtje dhe në promovim të trashëgimisë kulturore të komuniteteve RAE. More...

Në Prizren hapet qendra e parë rajonale për trashëgimi kulturore në Ballkan

Në Prizren, në ndërtesën e vjetër të komunës, u hap qendra e parë rajonale për trashëgimi kulturore.

Qendra e cila u rinovua me fonde të BE-së, do të ofrojë trajnime të akredituara në fushën e trashëgimisë kulturore për të gjitha llojet e profesioneve në tërë rajonin në përputhje me standardet e BE-së dhe ndërkombëtare, dhe në bazë të qasjes shumë-disiplinore. Ceremonia e inaugurimit u organizua në kuadër të Ditëve të trashëgimisë evropiane. More...

 

BE-ja mbështet 2011 Prishtina Jazz Festival

Zyra ndërlidhëse e KE-së po e mbështet Festivalin e Xhazit në Prishtinë.

Edicionin e 7-të të festivalit e filloi artisti Kosovar Vigan Kuçi, i cili performoi për herë të parë për publikun e jazz-it në Prishtinë. Ndër performuesit e tjerë ishin edhe Ferit Odman (Turqi), Marco Bardoscia (Itali), Robert Jukic (Sloveni), Ferenc & Magnus Mehl kuartet.

Zyra ndërlidhëse e KE-së e ka mbështetur këtë ngjarje kulturore në Kosovë që nga edicioni i vitit 2009.

   
Edicionet e kaluara:
Buletini Nr. 25
Buletini Nr. 24
Buletini Nr. 23
.

Ne bëjmë fotografi gjatë të gjitha ngjarjeve tona. Kliko këtë link për të vizituar galerinë tonë.

.

Ne vazhdimisht shpallim tenderë të rinj! Vizitoni faqen tonë të internetit në këtë link për azhurnimet e fundit.

.

Zyra ndërlidhëse e Komisionit Evropian në Kosovë.
Rr Kosova 1, P.O. Box 311
Prishtinë 10000
E: delegation
-kosovo@eeas.europa.eu

T: +381 38 5131 200
F: +381 38 5131 304
www.eeas.europa.eu/
delegations/kosovo

EU

Ky email është dërguar në emër të Zyrës ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë.
Për ta ndryshuar abonimin tuaj, duke përfshirë abonimet në gjuhë tjera,
vizitoni faqen tonë të internetit.
Nëse dëshironi të ç'regjistroheni nga buletini, klikoni këtu.