Gjithë të Rejat

Komisioni Evropian dhe autoritetet kosovare diskutuan për ekonomi, statistikë dhe kontroll financiar

14/06/13 - Komisioni Evropian dhe autoritetet kosovare diskutuan për ekonomi, statistikë dhe kontroll financiar

Autoritetet prezantuan situatën aktuale të reformave strukturale në sektorët kryesorë, si shëndetësi, administrim publik dhe politikë të privatizimit. Ashtu si edhe në vitet e kaluara, Komisioni ka rekomanduar një prioritizim të fuqishëm të shpenzimeve në nevojat e mëdha dhe urgjente. Komisioni ka theksuar se Qeveria ka miratuar një strategji për sektorin privat dhe se ka për qëllim të zhvillojë zonat ekonomike. Në fushën e politikave fiskale dhe ekonomike, u diskutuan fushat kryesore ekonomike, përfshirë këtu rritjen e GDP-së, inflacionin, tregun e punës dhe bilancin e pagesave. Përderisa Kosova ka mbajtur me sukses stabilitetin financiar, vitin e kaluar është parë një ngadalësim ekonomik, i cili është pasqyruar edhe në rritje më të ulët se sa që është parashikuar, rreth 2.5.%.

Marrëveshja Kosovë-Serbi ka të bëjë me konsolidimin e paqes

13/06/13 - Marrëveshja Kosovë-Serbi ka të bëjë me konsolidimin e paqes

Samuel Zhbogar, Shefi i Zyrës së BE-së/PSBE në Kosovë ka theksuar të enjten që marrëveshja në mes të Serbisë dhe Kosovës është reale. "Kjo ka të bëjë dhe do të jetë për ndryshimin e situatës në vend, jo vetëm në mes të Kosovës dhe Serbisë, mirëpo edhe në rajon,” tha  Zhbogar në një konferencë për marrëveshjen midis Kosovës dhe Serbisë. Përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë ka theksuar se marrëveshja ka për qëllim konsolidimin e paqes.

BE/PSBE dhe KiE prezantuan raport vlerësues mbi Krimin Ekonomik në Kosovë

12/06/13 - BE/PSBE dhe KiE prezantuan raport vlerësues mbi Krimin Ekonomik në Kosovë

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë/Përfaqësuesi Special i BE-së dhe Këshilli i Evropës bashkë-organizuan një konferencë në kuadër të projektit të përbashkët kundër krimit ekonomik në Kosovë. Ky projekt ka për qëllim fuqizimin e kapaciteteve të institucioneve kosovare në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit, shpërlarjes së parave dhe financimit të terrorizmit. Projekti përfshin dy cikle vlerësimi. Cikli i parë i përfunduar ka vlerësuar kornizën ekzistuese rregullative dhe institucionale, si dhe efikasitetin e masave, ka identifikuar rreziqet, mangësitë dhe ka ofruar rekomandime afat-shkurtëra dhe afat-gjata. Cikli i dytë do të synojë sigurimin e implementimit të vazhdueshëm përmes përcjelljes së veprimeve të ndërmarra nga autoritetet në Kosovë