BE-ja përkrah sektorin e biznesit në Malishevë (30/05/2011)

Zyrtarë nga Komisioni Evropian dhe Komuna e Malishevës, të hënën (30 maj) inauguruan fillimin e punëve ndërtimore për Qendrën për Përkrahjen e Bizneseve.

Ndërtesa e re do të kontribuojë në zhvillimin e ardhshëm të bizneseve konkurruese në qytetin e Malishëves, me ndikim rajonal në rajonin ekonomik jugor.

Qendra për Përkrahjen e Bizneseve do të ndihmojë bizneset s idhe do të mbajë trajnime në lidhje me zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme për këtë pjesë të Kosovës.  Vëmendje e posaçme do t’i kushtohet grave dhe rinisë, e për këtë arsye në këtë qendër do të ofrohet hapësirë pune dhe asistencë teknike për programet “Gratë në Biznes” dhe “Ndërmarrësit e Rinj”.

Projekti financohet përmes raundit të parë të skemës së granteve të BE-së për Zhvillim Ekonomik Rajonal.  Pesë rajoneve ekonomike të Kosovës përmes qasjes ZHER ju janë ndarë gjithsej 19 grante për përkrahjen e zhvillimin socio-ekonomik në harmoni me praktikat e BE-së.

Për më shumë informacione luteni të kontaktoni:

Phillip Mellish, Menaxher për Informacion dhe Komunikim,
phillip.mellish@eeas.europa.eu,038 5131 253,044 508 211