Vendosja e Gurthemelit për Pallatin e Drejtësisë (23/06/2011)

Institucionet kryesore gjyqësore në Kosovë do të kenë një shtëpi të re.  Kosova me ndihmën financiare të KE-së do të ketë Pallatin e Drejtësisë ku do të ofrohen hapësirë moderne dhe funksionale e punës për 12 institucionet kryesore gjyqësore.  Z. Khaldoun Sinno, ushtrues detyre i Shefit të Zyrës Ndërlidhëse të KE-së, z. Kjartan Bjornsson, Shef i Operacioneve në Zyrën Ndërlidhëse të KE-së në Kosovë së bashku me Presienten e Kosovës znj. Atifete Jahjagën dhe Kryeministrin z. Hashim Thaçi sot vendosën gurthemelin e Pallatit të Drejtësisë.

Z. Sinno më këtë rast tha:

"Ky pallat i drejtësisë do të ofrojë kushtet moderne të punës, shumë të nevojshme për gjykatësit, prokurorët dhe punëtorët e sistemit të drejtësisë.  Mirëpo, përmirësimi i infrastrukturës është vetëm një pjesë e përpjekjeve të Evropës për t’i ndihmuar Kosovës. Vetëm mendoni për procesin e verifikimit dhe të riemërimit që është përfunduar me sukses më hereët.  Kur të vimë prapë për inaugurimin e pallatit të drejtësisë, ne dëshirojmë të shohim një ndërtesë madhështore si dhe një gjyqësi të fuqishme e cila e çon në fund qëllimin e saj.  Ky pallat si mbret duhet ta ketë drejtësinë."

Për fotografi nga ngjarja klikoni këtu

Për më shumë informacione luteni të kontaktoni:

Phillip Mellish, Menaxher për Informacion dhe Komunikim,
phillip.mellish@eeas.europa.eu,038 5131 253,044 508 211