In focus

Samuel Zhbogar u takua me fituesit e Kuizit të Evropës 2013
Vizita nëpër vendet historike në Lublanë, takimi me Komisioneren Androulla Vassiliou në Bruksel, një ditë e kaluar në “Disneyland”, lundrimi me barka në Venedik dhe vizita në ndërtesën më të lartë në Frankfurt ishin disa prej momenteve më të jashtëzakonshme që fituesit i ndanë në takim. Kreu i Zyrës së BE-së/PSBE, Samuel Zbogar, i inkurajoi ata që ta sjellin në Kosovë përvojën e tyre nga ky udhëtim nëpër vendet e Bashkimit Evropian.

Komisionerja Vassiliou mirëpret fituesit e Kuizit të Evropës 2013
Komisionerja Evropiane për Arsim, Shumëgjuhësi, Kulturë dhe Rini, Androulla Vassiliou, mirëpriti më 10 qershor 2013 pesë “evro-ekspertët” e shkollës fillore 'Bajram Curri' nga Rahoveci, fitues të Kuizit të Evropës 2013. Komisionerja Vassiliou u shpjegoi atyre mënyrën se si funksionon Komisioni Evropian dhe se çfarë bën BE në fushat e përgjegjësisë së saj. Ajo theksoi në veçanti programin e ri arsimor të BE-së “Erasmus for All” për arsim, trajnim dhe rini, i cili, siç theksoi ajo, do të mundësojë një rritje prej 40% të buxhetit për periudhën 2014-2020. Zyra e Komisioneres Androulla Vassiliou ishte ndalesa e parë e udhëtimit të fituesve të Kuizit të Evropës 2013 për në Bruksel. Blerta, Erandi, Laura, Ditjona dhe Nazmiu nga Rahoveci, biseduan me Komisioneren rreth përvojave të tyre gjatë garës së Kuizit të Evropës dhe udhëtimit të tyre në Bruksel.

Dita e Evropës u shënua me aktivitete anekënd Kosovës
Sikurse çdo vit, Zyra e BE-së në Kosovë/PSBE, në bashkëpunim me partnerët vendorë, përgatiti një program të aktiviteteve me rastin e Ditës së Evropës, e cila u shënua më 9 maj 2013.Java e Evropës 2013 u shënua me organizime të ndryshme për qytetarët në vende të ndryshme anekënd Kosovës prej 7 gjer më 12 maj. Programi i aktiviteteve u organizua nga Zyra e BE-së në Kosovë/Përfaqësuesi Special i BE-së, në bashkëpunim me Ministrinë për Integrime Evropiane, Ministrinë për Punë të Jashtme dhe Ministrinë për Kulturë, Rini dhe Sport, si dhe me misionet dhe ambasadat e shteteve anëtare të BE-së.

Deklaratë nga takimi i nëntë i Mekanizmit të Mbikëqyrjes Fiskale
Deklaratë e përbashkët e Komisionit Evropian dhe Ministrisë së Financave për rezultatin e takimit të nëntë në kuadër të Mekanizmit të Mbikëqyrjes Fiskale, të mbajtur më 26 prill 2013 në Prishtinë.Më 26 prill 2013, autoritetet e Kosovës janë mbledhur në takimin e nëntë në kuadër të Mekanizmit të Mbikëqyrjes Fiskale në Prishtinë. Ky takim është bashkë-kryesuar nga Zëvendës Ministri Ramadan Avdiu, në emër të autoriteteve kosovare, dhe Carole Garnier, Shefja e Njësisë “Vendet kandidate dhe para-kandidate'' në Drejtoratin e Përgjithshëm për Çështje Ekonomike dhe Financiare, nga ana e Komisionit Evropian. Selim Thaçi mori pjesë në emër të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Opening of the 1st Pristina Open Air Culture Festival
On Monday, 1 October 2012, the Head of the EU Office/EU Special Representative, Mr. Samuel Žbogar, together with representatives of the Ministry of Culture, Youth and Sports, and the Municipality of Pristina, opened the first of three evenings dedicated to classical music. From 1 to 3 October, a world-class classical music performance of worldwide famous artists was shown on a high definition screen on Mother Teresa Square.

Edicioni i tretë i Festivalit të Fëmijëve mbahet në Prishtinë
Edicioni i tretë i Festivalit të Fëmijëve "Play 4 All" edhe njëherë bën fëmijët nga e gjithë Kosova që të marrin pjesë në javën e aktiviteteve në Prishtinë.

Komisioni Evropian e mbështet reformën e prokurimit publik në Kosovë
Kosova shpenzon rreth 700 milionë euro në vit përmes prokurimit publik duke e bërë kështu prokurimin publik një faktor të rëndësishëm për stimulimin e zhvillimin ekonomik. Në mënyrë që të garantohet vlera e duhur për paratë e shpenzuara, prokurimi publik duhet të bazohet në një legjislacion të shëndoshë, në një kornizë solide institucionale dhe në individë të përkushtuar në të gjitha nivelet.

Rikthehen masat tregtare autonome me Kosovën
Masat tregtare autonome, të cilat u sigurojnë eksportuesve nga Kosova qasje të liruar nga dogana në tregun e BE-së, u rikthyen më 30 dhjetor 2011. Z. Khaldoun Sinno, Ushtrues Detyre i Kryesuesit të Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë deklaroi: “Ky është vendim i rëndësishëm për bizneset kosovare të cilat eksportojnë në BE. Ripërtëritja e preferencave tregtare do t’ju mundësojë bizneseve një qasje shumë më të lehtë në tregjet e BE-së dhe pritet që të çojnë përpara eksportin e Kosovës në BE.”

Futja e Teknologjive të reja dhe e-Mësimit në Shkollat e Kosovës
Në ditët e sotme, të rinjtë përdorin teknologjinë informative dhe për komunikim (TIK) në baza ditore.
Në këtë epokë digjitale, sigurimi i qasjes në TIK për të gjithë është një prioritet i BE-së, dhe BE-ja mbështetë Ministrinë e Arsimit (MASHT) në punën e saj për promovimin e e-mësimit dhe TIK-ut në arsim.

Sistemet e financuara nga BE-ja ofrojnë informacion më të mirë mbi buxhetin për Komunat e Kosovës
“Përdorimi i mjeteve (paisjeve) për zhvillimin e buxhetit të sistemeve -PIP dhe BDMS- janë duke ju ofruar zyrtarëvë komunal informata te avansuara për vendimarrje, “sipas Christof Stock, Udhëheqës i Operacioneve në Zyrën Ndërlidhëse të Komisionit Europian në Kosovë.

Përmirësimi i zinxhirit të vlerës për produktet e bletarisë
Ushtruesi i detyrës së shefit të Zyrës ndërlidhëse të Komisionit Evropian, Khaldoun Sinno, ka vizituar pikën e grumbullimit të mjaltit në Komogllavë dhe ka parë për së afërmi procesin e grumbullimit, të homogjenizimit dhe të ambalazhimit të mjaltit vendor.
Z.Sinno u takua me anëtarët e ''Apikultura'',Shoqatës së Bletarëve dhe e shijoi mjaltin i cili ambalazhohet sipas markës së fabrikës ''Mella''.

Promovimi i përpunimit të frutave të imtë
Shefi i Operacioneve i Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian z. Christof Stock, vizitoi projektin “Promovimi i bujqësisë, hortikulturës, blegtorisë dhe përpunimit të frutave në rajonin e Mitrovicës” që udhëhiqet nga Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë në Kosovë (IADK).

Komisioni Evropian organizon raundin e tretë të vizitës së studimit në Bruksel për parlamentarët e Kosovës
Më 21-23 nëntor, 16 anëtarë të Kuvendit të Kosovës do ta vizitojnë Brukselin për t’u takuar me vendimmarrësit kyçë të BE-së në mënyrë që të njihen me institucionet dhe aktivitetet e BE-së. Parlamentarët të cilët do të marrin pjesë vijnë nga Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Partia e Pavarur Liberale si dhe nga koalicioni VAKAT, Partia Rome e Bashkuar e Kosovës, Partia Demokratike Turke e Kosovës dhe Iniciativa Qytetare e Gorës.

BE-ja përuron qendrën e re shëndetësore në Vushtrri
Një qendër e re shëndetësore e financuar nga BE-ja u përurua të enjten më 17 nëntor në Vushtrri.

Dita e informimit për TEMPUS
Dita e informimit për TEMPUS dhe një konferencë për media në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Prishtinë ofruan të dhëna të detajuara në lidhje me programin TEMPUS dhe mënyrën se si Universitetet dhe Institucionet e Arsimit të Lartë në Kosovë, mund të aplikojnë.

Hapja e Qendrës së rinovuar të Kulturës në Mamushë
Shefi i Zyrës Ndërlidhëse për Operacione të Komisionit Evropian (KE), Christof Stock, së bashku me Kryetarin e komunës Arif Butuc bënë hapjen solemne të Shtëpisë së rinovuar të Kulturës në Mamushë.

Asistenca përmes Programit PSK të BE-së vazhdon t’iu ofrojë grupeve të rrezikuara asistencë humanitare
Programi për Stabilizim të Komunitetit (PSK) i Bashkimit Evropian (BE) është një shembull i mirë se si asistenca e BE-së mund të rezultojë me kontribute shtesë ndaj grupeve të ndjeshme sociale përmes sigurimit të kontributeve materiale (jo në të holla të gatshme por në të mira materiale) për përfituesit.

Deklarata e Komisionit Evropian rreth përfundimeve të takimit të Mekanizmit të Mbikëqyrjes Fiskale të mbajtur më 14 tetor 2011 në Prishtinë, Kosovë
Autoritetet e Kosovës kanë mbajtur takimin e gjashtë të Mekanizmit të Mbikëqyrjes Fiskale (MMF) më 14 tetor 2011 në Prishtinë. Takimi u bashkë-kryesua nga Ministri Bedri Hamza në emër të Kosovës dhe Carole Garnier, Kryesuese e Njësisë për “Vendet kandidate dhe para-kandidate” në Drejtorinë e Përgjithshme për Çështje Ekonomike dhe Financiare, nga Komisioni Evropian. José Sulemane mori pjesë në emër të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Integrimi i nxënësve romë, ashkali dhe egjiptianë – një hap i madh përpara dhe shembull që duhet ta ndjekin të tjerët
Ushtruesi i Detyrës së Shefit të Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian, Khaldoun Sinno, komentoi një shembull shumë pozitiv të përfshirjes së fëmijëve të komuniteteve rome, ashkali dhe egjiptiane në shkollën në Fushë Kosovë.