Kronologjia e marrëdhënieve bilaterale
1996
Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë kualifikohet për marrjen e fondeve në suaza të programit Phare të UE-së.
1997
Qasje rajonale. Këshilli i Ministrave të UE-së vendos politikë dhe ekonomi të kushtëzuar, për zhillimin e marrëdhënieve bilaterale.
Janar 1998
Hyjnë në fuqi Marrëveshja për bashkëpunim dhe Marrëveshja në fushën e Transportit.
Hapja e Zyrës për Emisarin me qëndrim në Shkup.
1999
UE-ja propozon Proces të ri Stabilizimi dhe Asocimi për pesë vende të Europës Juglindore. Më 16 qershor 1999, përmbyllja e studimit të mundësive për fillimin e negociatave me ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë, tregon rezultate pozitive.
24 janar 2000
Këshilli miraton direktivat për një Marrëveshje të Stabilizimit dhe Asocimit.
Mars 2000
Ngritja e postit të Përfaqësimit të KE-së në Shkup, në Delegacion permanent të Komisionit Europian.
Fillimi i negociatave midis UE-së dhe ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë, lidhur me përmbylljen e Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asocim.
Qershor 2000
Takimi i Këshillit Europian në Santa Maria de Feira (Portugali) konfirmon se pikësynimi i vet mbetet integrimi i plotë i vendeve të rajonit në rrymën qendrore politike dhe ekonomike të Europës, si dhe pohon se "të gjitha vendet në fjalë, janë kandidate potenciale për anëtarësim në UE".
9 prill 2001
Pas përfundimit të suksesshëm të negociatave në Samitin e Zagrebit, më 24 nëntor 2000, në Luksemburg u nënshkrua Marrëveshja e Stabilizimit dhe Asocimit.
Marrëveshja e Përkohshme u nënshkrua po të njejtën ditë; me këtë Marrëveshje, palët lejojnë që të hyjë në fuqi tregëtia dhe çështjet që kanë të bëjnë me tregëti, në suaza të Marrëveshjes SA.
1 qershor 2001
Nën Marrëveshjen e Bashkëpunimit, ish Repubika Jugosllave e Maqedonisë përfiton nga preferencat asimetrike tregëtare me UE-në.
28 qershor 2001
Arrdhja e Përfaqësuesit Special të UE-së, Fransoa Leotar (François Leotard).
Shtator 2001
Lançimi i Programit të UE-së për Ndihmë Urgjente, i menaxhuar nga Agjencia Europiane për Rindërtim, Zyra Operative Shkup.
29 tetor 2001
Arrdhja e Përfaqësuesit të ri Special të UE-së Alen Le Rua (Alain Le Roy)
12 mars 2002
Takimi i donatorëve në Bruksel, për ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë.
04 prill 2002
Raporti i parë vjetor i Komisionit Europian mbi procesin e Stabilizimit dhe Asocimit.
21 – 22 qershor 2002
Gjatë Konferencës të Këshillit Europian në Sevilja (Seville), u shpreh gatishmëria e UE-së për të zëvendësuar NATOn në iRJ të Maqedonisë.
09 tetor 2002
Shefi i ri i Delegacionit, Donato Kiarini (Donato Chiarini), prezantoi letrat kredenciale para Presidentit të iRJ të Maqedonisë, Boris Trajkovski.
1 nëntor 2002
Arrdhja e Përfaqësuesit të ri Special të UE-së, Aleksis Bruns (Alexis Brouhns)
30 prill 2003
Zyra e Komisionit Europian për Ndihmë Humanitare (ECHO) i përfundon aktivitetet e veta në iRJ të Maqedonisë pas pothuajse 10 vitesh.
26 mars 2003
Second Annual Report on the Stabilisation and Association process by the European Commission
31 March 2003
UE-ja merr në dorëzim nga NATO prezencën ushtarake ndërkombëtare në iRJ të Maqedonisë.
Qershor 2003
Samiti i Selanikut (Thessaloniki) konsiderohet historik, pasi që për herë të parë në historinë e Unionit Europian, në suazat e samitit u mbajt një mini-samit i quajtur ‘Samiti UE – Ballkan Perëndimor’. Në këtë mënyrë, Unioni Europian, dërgon sinjal pozitiv politik për ardhmërinë e perspektivës Europiane të Ballkanit Perëndimor.
1 shkurt 2004
Arrdhja e Përfaqësuesit të ri Special të UE-së, z. Soren Jesen Petersen (Soren Jessen-Petersen).
30 mars 2004
Komisioni Europian miraton Partneritetin e parë Europian për Ballkanin Perëndimor, i cili është frymëzuar nga Partneritetet e Anëtarësimit, të cilat në të kaluarën kanë ndihmuar në përgatitjen e vendeve për anëtarësim përfundimtar. Partneritetet bazohen në Raportet e treta vjetore mbi këto vende, që gjithashtu u publikuan më 30 mars.
1 prill 2004
Marrëveshja e Stabilizimit dhe Asocimit (SAA) midis Unionit Europian dhe iRJ të Maqedonisë, që u nënshkrua më 9 prill 2001, hyn në fuqi më 1 prill dhe çuan vendin një hap përpara në rrugën drejt integrimit Europian. Kjo është Marrëveshja e parë e Stabilizim-Asocimit që hyn në fuqi.
1 maj 2004
Zgjerimi historic i Unionit Europian, më 1 maj, zgjeroi familjen europiane të shteteve në 25, kurse popullatën e Unionit shtoi për 20% në 450 milionë. Kjo ngjarje themeloi tregun më të madh të bashkuar në botë.
3 qershor 2004
Komisioni për Stabilizim dhe Asocim midis iRJ të Maqedonisë dhe KE-së, i cili u themelua pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asocim, mbajti takimin e parë në Shkup, më 3 qershor 2004.
01 shtator 2004
Arrdhja e Përfaqësuesit të ri Special të UE-së, z. Mishel Salin (Michael Sahlin).
14 shtator 2004
Këshilli i Stabilizim-Asocimit midis iRJ të Maqedonisë dhe KE-së, i cili u themelua pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asocim, mbajti takimin e parë në Bruksel, më 14 shtator 2004.
1 tetor 2004
Presidenti i Komisionit Europian, z. Romano Prodi, vizitoi zyrtarisht Shkupin, më 1 tetor, për t’ia dorëzuar qeverisë Pyetësorin e Komisionit. Ky Pyetësor ishte i domosdoshëm, që Komisioni të përgatisë Opinionin mbi aplikacionin e vendit për anëtarësim.
26 nëntor 2004
Komisioneri i ri për Zgjerim, Dr Oli Ren (Dr Olli Rehn), (tani mbulon gjithashtu edhe vendet e Ballkanit Perëndimor) për herë të parë zyrtarisht vizitoi Shkupin.
1 nëntor 2005
Ervan Fuere (Erwan Fouéré) u emërua Përfaqësues i ri Special i UE-së dhe Shef i Delegacionit të KE-së.
9 nëntor 2005
Komisioni Europian nxorri Opinionin mbi aplikacionin e ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë, për anëtarësim në Unionin Europian. Opinioni rekomandon dhënien e statusit kandidat për anëtarësim në UE.
16 dhjetor 2005
Këshilli Europian vendosi të njohë vendin si shtet kandidat për anëtarësim në UE.
30 janar 2006
Këshilli miratoi Partneritetin Evropian
14 shkurt 2006
Presidenti i Komisionit Europian, Hoze Manuel Baroso (José Manuel Barroso) për herë të parë vizitoi zyrtarisht ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë, i shoqëruar nga Komsioneri për Zgjerim, Oli Ren (Olli Rehn).
30 tetor 2007
U nënshkrua marrëveshja kornizë IPA dhe marrëveshja financiare për vitin 2007 nga programi nacional IPA
1 janar 2008
Hyri në fuqi Marrëveshja për lehtësimin e regjimit të vizave dhe Marrëveshja për readmision me BE-në
18 shkurt 2008
Këshilli miratoi Partneritetin për anëtarësim me vendin, duke e azhurnuar Partneritetin Evropian të muajit janar të vitit 2006
Shkurt 2008
Fillimi i dialogut për liberalizimin e vizave
Mars 2008
Komisioni Evropian miratoi Raportin për Ballkanin Perëndimor, i cili i përcakton kriteret për kalimin në fazën e ardhshme të procesit të anëtarësimit
Maj 2008
Komisioni Evropian prezantoi planin, i cili cakton numrin e kritereve për liberalizimin e vizave me vendin
15 korrik 2009
Komisioni Evropian propozon liberalizim të regjimit të vizave për ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë
14 tetor 2009
KE rekomandoi hapjen e negociatave për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian
1 dhjetor 2009
Marrëveshja e Lisbonës hyn në fuqi
1 dhjetor 2009
Delegacioni i Komisionit Evropian në ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë e ndryshoi emrin në Delegacioni i Bashkimit Evropian në ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë
1 dhjetor 2009
The Treaty of Lisbon enters into force
19 dhjetor 2009
The Visa free travel for citizens of the former Yugoslav Republic of Macedonia, Montenegro and Serbia to the Schengen area
1 Mars 2011
Peter Sorensen u emërua Shef i ri i Delegacionit të Bashkimit Evropian.
1 Mars 2012
Aivo Orav u emërua Shef i ri i Delegacionit të Bashkimit Evropian.