Marrëdhenie politike dhe ekonomike

Në dhjetor të vitit 2005, ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë iu dha statusi kanditat për anëtar në BE. Më 18 shkurt të vitit 2008, Këshilli miratoi Partneritetin e Anëtarësimit pdf - 101 KB [101 KB] English (en)  për shtetin, duke risuar kështu partneritetin e mëparshëm evropian të janarit të vitit 2006. Më 19 shtator të vitit 2009 u miratua liberalizimi i vizave për zonën Shengen, për qytetarët e ish Republikes Jugosllave të Maqedonisë.

Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë ishte e para mes shteteve të Ballkanit Perëndimor që nënshkroi Marrëveshjen e Stabilitetit dhe Asocimit (SAA)  më 9 prill të vitit 2001 dhe hyri në fuqi më 1 prill të vitit 2004. Marrëveshja Interim, që përfshin aspektet tregtare , hyri në fuqi në qershor të vitit 2001.

BE-ja është partneri kryesor tregtar i shtetit, me 60% të eksportit dhe 48% të importit të shtetit. Rajoni i Ballkanit Perëndimor (ose rajoni i ri CEFTA) është partneri tjetër kryesor për tregti, me 35% të eksportit të shtetit dhe 11% të importit të tij. Struktura e eksportit mbetet e përqëndruar në disa produkte, më të rëndësishme nga të cilat janë ferronikli, hekuri dhe çeliku, dhe produktet e tekstilit. Importet kryesore janë nafta e parafinuar, elektriciteti, hekuri dhe produktet e çelikut, dhe automjetet.

Këshilli Europian i Lisbonës i marsit të vitit 2000 konstatoi se Marrëveshja për Stabilitet dhe Asocim (SAA) me shtetet e Ballkanit Perëndimor, që përfshin vendosjen e Zonave të Lira Tregtare, duhet të paraprihet nga një liberalizim asimetrik tregtar. Marrëveshja SAA synon të rrisë preferencat ekzsituese autonome tregtare, dhe të ofrojë liberalizim autonom të tregut për 95% të eksportit të shtetit në BE. Kjo shkallë e jashtëzakonshme hyri në fuqi për gjithë shtetet pjesëmarrëse në Procesin për Stabilitet dhe Asocim (SAP), më 1 dhjetor të vitit 2000 dhe është çështje e angazhimit të shteteve të interesuara për reforma efektive ekonomike si dhe bashkëpunim tregtar rajonal.