Tregti
Nkurajimi i zhvillimit dhe krijimit të vendeve të punës është prioritet strategjik, si për Bashkimin Evropian ashtu edhe për Shtetet Anëtare. Për përkrahjen e këtij prioriteti strategjik, Bashkimi Evropian implementon politika të përbashkëta në të gjithë sektorët e ekonomisë së BE-së, kurse Shtetet Anëtare implementojnë reformat e tyre nacionale strukturore.
Zhvillimi ekonomik dhe vendet e punës kanë qënë synimi kryesor i “Strategjisë” 10 vjeçare “të Lisbonës për zhvillim dhe vende të punës” dhe i strategjisë së re evropiane për zhvillim të shpejtë, të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës "Europa 2020".
Në mbledhjen e Këshillit Europian, më 26 mars 2010, liderët e Bashkimit Evropian hartuan planin e tyre për “Europa 2020”, një strategji kjo, për të shtuar aftësinë konkurrente të BE-së dhe për të krijuar më tepër vende të punës dhe zhvillim. Europa 2020 inkurajon tre prioritete që fuqizohen në mënyrë reciproke:
- Zhvillimi i shpejtë: zhvillimi i një ekonomie të bazuar në njohuri dhe inovacion.
- Zhvillimi i qëndrueshëm: promovimi i ekonomisë me resurse më efikase, ekonomisë së gjelbër dhe konkurrente.
- Zhvillimi gjithëpërfshirës: inkurajimi i ekonomisë së lartë të punësimit, me anë të kohezionit social dhe territorial.