Programi i Menaxhimit TurnAround (TAM)

Programi i Menaxhimit TurnAround (TAM) u ndihmon ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme por edhe atyre të mëdha që të transformohen. Këshilltarët e TAM-it u mundësojnë ndërmarrjeve të bëjnë ndryshime strukturore dhe të zhvillojnë aftësi të reja afariste në nivel më të lartë menaxhues, duke u ndihmuar atyre të lulëzojnë dhe të konkurrojnë në ekonomitë e tregut. Programin e realizon EBRD-ja kurse BE-ja ka siguruar pjesën më të madhe të fondeve për implementimin e tij (mbi 50%). Që nga zanafilla e vet në vitin 1993, TAM-i ka realizuar mbi 1,500 projekte të ristrukturimit të ndërmarrjeve, duke përdorur mbi se 97 milionë euro nga fondet e donuara.

Në suaza të Programit TAM, ndërmarrjet e zgjedhura me potencial për të qenë të suksesshme duhet të fitojnë ndihmë teknike të hartuara sipas nevojës nga drejtorët dhe ekzekutivët me përvojë, prej vendeve të zhvilluara ekonomikisht. Këshilltarët ua transferojnë menaxhmentin dhe njohuritë teknike ndërmarrjeve, duke i bartur parimet e qeverisjes së përgjegjshme korporative dhe duke i ndarë përvojat komerciale drejtpërsëdrejti me menaxhuesit më të vjetër. Ndërmarrjeve nuk u është dhënë asnjë fond për përdorim të drejtëpërdrejtë.

Programi TAM orvatet që të:

  • Ndihmojë Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme të jenë në pajtim me legjislacionin industrial dhe të zhvillojnë përvoja të shëndosha të mjedisit.
  • Të ndihmojë udhëheqësinë e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme të përgatisin një plan afarist, të bazuar në përvojat më të mira ndërkombëtare të biznesit.
  • Të themelojë udhëheqje strategjike dhe të joshin investimet dhe financimet e jashtme.
  • Këshillojë mbi dizajnin dhe aftësitë e prodhimit për të qënë të krahasueshëm me konkurrentët ndërkombëtarë.
  • Të përmirësojë qëndrimet konkurruese të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme me strategjitë e marketingut dhe rrjetin e kontakteve ndërkombëtare.
  • Prezantojë aftësitë e reja dhe specifike industriale të biznesit drejtëpërsëdrejti për udhëheqësinë më të lartë të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme.
  • Arrijë rezultate të qëndrueshme duke ndryshuar kulturën afariste të ndërmarrjes dhe duke përmirësuar suksesshmërinë e bizneseve, etj.

Në qershor 2010, BE-ja ndau një kontratë granti për EBRD-në, për të financuar funksionimin e Programit TAM në vend, për dy vitet e ardhshme. Në suaza të këtij Programi, EBRD-ja do të sigurojë konsulta për së paku 20 ndërmarrje lokale, me synimin e përmirësimit të konkurrencës së tyre dhe eksplorimit të potencialeve zhvillimore të ndërmarrjeve. Thirrja për aplikacionin e ndërmarrjes do të shpallet në gazetat lokale, në ueb faqen e programit TAM/BAS dhe në ueb faqen e Delegacionit të BE-së në Shkup.

Thirrja e parë duhet të realizohet gjatë tre muajve të ardhshëm. Ndërmarrjet e interesuara mund të kontaktojnë drejtpërdrejtë zyrën lokale TAM/BAS në: http://www.basprog.com.mk

  • Adress: Kati i parë, Banesa 1, rr. Ilindenska 47, 1000 Shkup
  • Tel: +389 2 329 6867
  • Fax: +389 2 329 6868
Back to Komuniteti i biznesit dhe BE-ja