Qendra Informative e UE-së

Qendra Informative e BE-së u themelua nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë, me qëllim të shtuarjes së rrjedhës së informacioneve mbi BE-në për publikun. Qasja e përgjithshme është të garantohen informacione sistematike, faktike, të sakta dhe gjithpërfshirëse për publikun.

Delegacioni i Bashkimit Europian mori parasysh interesimin gjithnjë e më të madh të qytetarëve mbi procesin e anëtarësimit në BE dhe procesin e kërkesës kryesore për informacione, sidomos pas marrjes së statusit – vend kandidat për anëtarësim në BE. Me themelimin e Qendrës së re Informative të BE-së, Delegacioni synon trajtimin e këtij zhvillimi jashtëzakonisht vital në sferën publike, duke afruar çështjet evropiane më afër qytetarëve.

Qendra Informative e BE-së ëshët zhvendosur në zyra më të reja dhe me funksionale, të cilat ofrojnë mjedis të përmirësuar për aktivitetet e shtuara të komunikimit. Synimet krysore të Qendrës janë:

  • Ngritja e vetëdijes mbi Bashkimin Evropian
  • Shpërndarja e informatave mbi BE-në
  • Shtuarja e njohurisë mbi BE-në, institucionet , organet dhe mekanizmat e tij;
  • Trajtimi i nevojës për informacione për grupet specifike dhe aksionerët;
  • Inkurajimi i debateve publike mbi çështjet që kanë të bëjnë me anëtarësimin në BE;
  • Vlerat fundamentale të Bashkimit Evropian
  • Përkrahja e ekspertëve dhe hulumtuesve,
  • Bashkëpunimi dhe këmbimi i informatave me Qendrat e tjera të BE-së.

Angazhimi dhe dedikimi i të punësuarve të Delegacionit dhe Qendrës Informative të BE-së në trajtimin e nevojave publike është pjesë e pazëvendësueshme në punën tonë të përditshme.

EKIPI

Pesë anëtarë të ekipit, të organizuar në ekip projekti, paraqesin personelin kryesor që implementon synimet e Qendrës Informative të BE-së. Ky ekip ekspertësh punon sipas udhëzimeve dhe me koordinimin e zyrës për Marrëdhënie me publikun të Delegacionit të Bashkimit Evropian.

Jasminka Dimitrovska, Menaxhuese e projektit
jasminka.dimitrovska@euic.mk

Jana Ivanovska, Menaxhuese për marrëdhënie me publikun dhe evenimente
jana.ivanovska@euic.mk

Valentin Neshovski, Nëpunës për Informim Publik
valentin.nesovski@euic.mk

Nina Gavrovska, Ueb master
nina.gavrovska@euic.mk

Nagip Shala, Prkthyes/interpretues
Nagip.shala@euic.mk

Vasia Popovska, Recepcioniste
vasia.popovska@euic.mk

KONTAKT:

Adresa: Mito Haxhivasilev Jasmin 52v, 1000 Shkup
Telefoni/ Telefaksi: (+389 2) 3296363
E-mail: euinfo@euic.mk