Konferencë për mbyllje të projektit të financuar nga BE-ja: Përkrahje për funksionim më efikas, më efektiv dhe më modern të Gjykatës Administrative, 17 Prill 2012 (17/04/2012)

Të mërkurën, më 18 prill, në ora 10:00, në Qendrën Informative të BE-së do të mbahet eveniment për përfundimin e projektit të financuar nga BE-ja: “Përkrahje për funksionim më efikas, më efektiv dhe më modern të Gjykatës Administrative”.

Në këtë eveniment, fjalime zyrtare do të mbajnë:

Ambasadori Aivo Orav, Shef i Delegacionit të BE-së
znj. Teuta Arifi, Zëvendës kryeministër për çështje evropiane
z. Blerim Bexheti, Ministër i drejtësisë
znj. Rozalia Koçkovska, Kryetar i Gjykatës së lartë administrative

Synimet e përgjithshme dhe rezultatet e arritura në kuadër të komponentëve të projektit do të prezantohen nga z. Borivoj Kos, Tim lider i projektit.

Qëllimi i projektit ishte që të siguroj shërbime këshilluese për përmirësimin e reformave aktuale gjyqësore duke e mbështetur formimin, zhvillimin dhe konsolidimin e sistemit efektiv për zgjedhjen e  proceseve gjyqësore administrative të vendit.

Projekti i përkrahi përpjekjet e vendit për plotësimin e kritereve të Kopenhagës të cilat kërkojnë sistem kompetent, mirë të organizuar dhe efikas gjyqësor, sundimi i ligjit dhe funksionim në pajtueshmëri me standardet juridike të BE-së.

Projekti ka siguruar këshilla Gjykatës Administrative dhe Gjykatës së Lartë Administrative si edhe Ministrisë së drejtësisë për shpejtimin dhe vendosjen e implementimit të kornizës së reformuar juridike. Përkrahja ka synuar konsolidimin e kornizës administrative juridike (Komponenti 1), menaxhimin e resurseve njerëzore, funksionimin efikas dhe efektiv, menaxhimin e gjykatës dhe lëndëve (Komponenti 2), përmirësimi i aftësive profesionale të gjyqtarëve, personeli përkrahës juridik dhe administratën gjyqësore (Komponenti 3) dhe përmirësimi i sistemit IT të gjykatës (Komponeti 4). 

Projekti i financuar nga BE-ja “Përkrahje për funksionim më efikas, më efektiv dhe më modern të Gjykatës Administrative” zyrtarisht ka filluar më 23 dhjetor 2009, me buxhet prej 1.1 miliona euro, dhe ka përfunduar pas 27 muajve.

Projekti ka qenë i implementuar nga Konzorciumi FIIAPP nga Spanja, në bashkëpunim me EURECNA nga Italia, me ekspert lokal dhe ndërkombëtarë.

Në vazhdim mund ta gjeni agjendën e evenimentit

Gazetarë dhe fotoreporterë janë të ftuar që të raportojnë nga evenimenti.

Për më shumë informacione lidhur me këtë deklaratë për media, kontaktoni me:
z. Konstantin Jovanovski, Përgjegjës për shtyp dhe informacione:
Tel: +389 (0)2 3248 500. E-mail: konstantin.jovanovski@ec.europa.eu.

AGJENDA

për projektin e financuar nga BE-ja:

“Përkrahje për funksionim më efikas, më efektiv dhe më modern të Gjykatës Administrative”

 

Datë:             18 prill 2012

Vendi:            Qendra Informative e BE-së

 

10:00 – 10:05 Fjalim hyrës nga moderatori:

z. Jordan APOSTOLSKI, Zëvendës tim lider

10:05 – 10:45 Fjalime hyrëse: 

Ambasadori Aivo Orav, Shef i Delegacionit të BE-së
znj. Teuta Arifi, Zëvendës kryeministër për çështje evropiane
z. Blerim Bexheti, Ministër i drejtësisë
znj. Rozalia Koçkovska, Kryetar i Gjykatës së lartë  administrative


10:45 – 11:00 Prezantim i qëllimeve dhe të arriturave të projektit              

z. Borivoj KOS, Tim lider

11:00 – 11:30 Koktej