Përmbledhje

Ndihma e BE-së ka për qëllim të ndihmojë vendin të kompletojë reformat e planifikuara, të nevojshme për të fituar anëtarësimin në BE. Që nga viti 1992 e deri në futjen në përdorim të Instrumentit për ndihmë para-anëtarësuese në vitin 2007 (i njohur thjesht si IPA), ndihmat financiare nga Bashkimi Evropian, të shpërndara kryesisht nëpërmjet programeve PHARE dhe CARDS, arritën shumën prej mbi 800 milionë eurosh.

Ndihma e ofruar në periudhën e viteve 2007-2013, nëpërmjet pesë komponentëve të IPA-s, arrin deri në 622.5T (622,496,001) milionë euro. Ndihma financiare është duke u implementuar nëpërmjet projekteve të shumta që ndjekin procesin e programimit dhe kontraktimit.

Fushat që përfshihen në projektet e financuara nga BE-ja dallojnë në shtrirjen e tyre, buxhetin si dhe numrin e ekspertëve. Bashkimi Evropian merr pjesë në mënyrë aktive dhe promovon ndihma për qytetarët në çdo aspekt të jetës së përditshme. nga projekte të mëdha infrastrukturore dhe për mjedisin, me vlerë prej miliona eurosh, në grante të vogla për OJQ-të që veprojnë në nivel lokal, sigurimin e pajisjeve për policinë, reforma në gjyqësi deri tek regjistrimi i kafshëve.

Sot, në ish Republiken Jugosllave të Maqedonisë kanë përfunduar ose janë në zbatim e sipër më shumë se 250 projekte të financuara nga BE-ja pdf - 89 KB [89 KB] English (en) .