Ajo ka shërbyer më parë si ambasadore e Gjermanisë në Bosnje dhe Hercegovinë në vitet 2016-2019 dhe përpara kësaj, ka mbajtur poste të ndryshme diplomatike në SHBA dhe Komisionin Evropian.
E diplomuar në Universitetin Humboldt, Berlin, për letërsi angleze dhe franceze, ambasadorja Hohmann iu bashkua Ministrisë së Jashtme Federale Gjermane në vitin 1991. Ajo shërbeu në Ambasadën Gjermane në SHBA në vitet 1994-1997, si dhe në 2010-2013 kur ishte Drejtuese e Divizionit në Departamentin Politik, që merret me politikën e brendshme të SHBA dhe marrëdhëniet me Kongresin.
Ndërmjet viteve 2005-2010, Ambasadorja Hohmann ka punuar në Komisionin Evropian për politikën e jashtme të SHBA-së, Lindjen e Mesme dhe Rusinë, si dhe si zëdhënëse për Marrëdhëniet e Jashtme dhe Politikën Evropiane të Fqinjësisë.

Në këtë faqe

Ambasadorja

Të dashur miq,

Një vend i begatë dhe paqësor, një Shtet Anëtar i ardhshëm i Bashkimit Evropian (BE), së bashku me të gjithë fqinjët e Ballkanit, kjo është aspirata që kemi ndarë me qytetarët e Shqipërisë që prej themelimit të Delegacionit në vitin 1993.

Duke kombinuar burimet e institucioneve të BE-së dhe vendeve të BE-së, Delegacioni ndihmon institucionet e Shqipërisë në të gjitha nivelet, komunitetin e biznesit, shoqërinë civile dhe qytetarët e vendit që ta bëjnë realitet këtë të ardhme.

Kjo është faqja e internetit e Delegacionit ku ju do të gjeni informacione të dobishme rreth marrëdhënieve politike dhe ekonomike të BE-së me Shqipërinë si dhe rreth asistencës së BE-së, programeve dhe projekteve të saj në vend dhe nëpër rajone. Gjithashtu do të gjeni lajme, lidhje dhe informacione të rëndësishme nga dhe rreth BE-së, institucioneve dhe politikave të saj, si dhe aktorëve më të rëndësishëm të saj.

Ne shpresojmë shumë që kjo faqe t'u japë përgjigje pyetjeve që mund të keni. Ju lutemi mos ngurroni të na kontaktoni drejtpërdrejt nëse kërkoni informacione të mëtejshme.

Christiane Hohmann,
Ambasadore e Bashkimit Evropian në Shqipëri.