Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen viziton Tiranën

Të dashur kolegë të medias,

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen do të vizitojë Tiranën pasditen e sotme.

Ajo do të takohet me Presidentin Bajram Begaj dhe Kryeministrin Edi Rama.

Presidentja von der Leyen do të vizitojë kantierin e seksionit hekurudhor Tiranë-Durrës, të bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian.

Në orën 16:45 në godinën e Këshillit të Ministrave do të zhvillohet një konferencë e përbashkët për shtyp e Presidentes von der Leyen dhe Kryeministrit Rama.

 

Konferenca për shtyp do të transmetohet drejtpërdrejt në faqen e Facebook të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri. 

Filmimet nga vizita e Presidentes von der Leyen në kantierin e ndërtimit të seksionit hekurudhor që do të lidhë Tiranën me Durrësin do të vihen në dispozicion në: https://audiovisual.ec.europa.eu/en/photo/news

Më shumë informacion mbi vizitën e Presidentes von der Leyen në Ballkanin Perëndimor mund të gjeni këtu: https://neighbourhood-enlargement.ec.europa.eu/news/president-von-der-leyen-western-balkans-discuss-eu-support- deal-energy-crisis-2022-10-26_en