Anketime të përfituesve të granteve në fushën e bashkëpunimit ndërkufitar

27.11.2020

I nderuar pjesëmarrës i anketës,

Ky anketim zhvillohet si pjesë e Vlerësimit Afatmesëm të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar midis Përfituesve të IPA II, i inicuar nga Drejtoria e Përgjithshme NEAR e Komisionit Evropian dhe zhvillohet nga një grup i përbërë nga Particip, ECORYS, ecdpm, FISCUS, itad dhe Oxford Policy Management.

Objektivat e vlerësimit janë si më poshtë: të vlerësojë zbatimin e programit të bashkëpunimit ndërkufitar gjatë periudhës 2014- 2019, të bëjë rekomandime për përmirësimin e efikasitetit të zbatimit dhe të mbështesë zhvillimin e programeve të ardhshme të bashkëpunimit ndërkufitar për programin IPA III në kuadrin e mëtejshëm të financimit shumëvjeçar.

Mbledhja e të dhënave të marrura nga përfituesit e granteve që njëherësh janë pjesë e implementimit të programit, janë një rëndësie të madhe për vlerësimin në përgjithësi.

Qëllimi i anketimit është mbledhja e informacionit mbi rëndësinë e programeve të bashkëpunimit ndërkufitar në lidhje me grupet e synuara të mbuluara nga programi, mbi efikasiteti dhe rezultatet kryesore të arritura, mbi sfidat e zbatimit dhe mbi potencialin për përmirësimin e hartimit dhe menaxhimit të programit të bashkëpunimit ndërkufitar në periudhën e mëtejshme të programimit.

Ju lutemi vini re se përgjigjet tuaja janë plotësisht anonime. Të dhënat e shënuara do të përdoren ekskluzivisht për qëllime vlerësimi dhe nuk do të ndahen me palët e treta. Nëse kryeni më shumë se një procedurë, plotësoni anketën për secilën procedurë.

Duhen vetëm rreth dhjetë minuta për të plotësuar anketën dhe ajo do të jetë në dispozicion deri me 14 Dhjetor 2020.

Nëse keni ndonjë pyetje ose vështirësi teknike, ju lutemi kontaktoni znj. Assyi Pavlova në adresën e mëposhtme të postës elektronike: Assya.Pavlova@ecorys.com.

Ju faleminderit shumë për kohën dhe bashkëpunimin tuaj!

Survey 1 - https://ec.europa.eu/eusurvey/runner/IPAIICBCsurvey1AlbanianSurvey 2 - https://ec.europa.eu/eusurvey/runner/IPAIICBCsurvey2AlbanianSurvey 3 - https://ec.europa.eu/eusurvey/runner/IPAIICBCsurvey3Albanian