Deklaratë: rrreth vendimit të Qeverisë për shpronësimin e tokës për interes publik në komunën Leposaviq dhe Zubin Potok.

BE-ja është në dijeni të vendimit preliminar të Qeverisë për shpronësimin e tokës për interes publik në komunat Leposaviq dhe Zubin Potok. Çdo shpronësim është i ndjeshëm për nga natyra, prandaj procedurat ligjore parashikojnë hapa të tillë si njoftimi i avancuar dhe informimi gjithëpërfshirës i pronarëve të pronave, e drejta e tyre për të paraqitur komente për shpronësimin e kërkuar, mundësia e një zgjidhjeje të përshtatshme juridike dhe kompensimi adekuat i tyre përpara së procesi të ketë përfunduar.

Vendosja e katër bazave të Policisë së Kosovës në tokë private dhe shoqërore - në disa raste para fillimit të procedurave të shpronësimit - ngre shqetësime për të drejtat pronësore në veri të Kosovës dhe kjo gjë duhet të adresohet në mënyrë adekuate nga autoritetet.

BE-ja u kërkon autoriteteve të Kosovës që t'u përmbahen rreptësisht procedurave ligjore lidhur me shpronësimin e pronës së paluajtshme, të bëjnë të pamundurën për të siguruar që të ndiqet procesi i rregullt dhe se të drejtat pronësore të pronarëve dhe bartësve të interesit të prekur të respektohen plotësisht.