Dita e Evropës në Kosovë vë në pah partneritetin me BE-në dhe perspektivën evropiane
Nën sloganin “BE-në Përkrah”, Bashkimi Evropian në Kosovë e kremtoi Ditën e Evropës 2026 me një program të gjerë të aktiviteteve për kontaktim me publikun, duke vënë në pah partneritetin e gjatë të BE-së me Kosovën dhe duke riafirmuar perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.
Pritja qendrore për Ditën e Evropës, e organizuar më 7 maj në Prishtinë nga Shefja në detyrë e Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova, i bëri bashkë përfaqësuesit institucionalë të Kosovës, liderët politikë, shoqërinë civile, median, komunitetin e biznesit, udhëheqësit fetarë, trupin diplomatik dhe partnerët ndërkombëtarë.
EU in Kosovo, 2026
Ngjarja përkujtoi Deklaratën e Schuman-it të vitit 1950, e cila shënoi themelimin e Bashkimit Evropian pas Luftës së Dytë Botërore, si një projekt për paqe i mbështetur tek uniteti, bashkëpunimi dhe vlerat e përbashkëta.
Në fjalën e saj, Palatova theksoi angazhimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të BE-së për Kosovën.
“Që nga viti 1999, Bashkimi Evropian i ka qëndruar përkrah Kosovës, duke mbështetur rindërtimin, duke ngritur institucione dhe duke inkurajuar reformat. Sot, 27 vjet më vonë, kjo mbështetje vazhdon përmes Zyrës së BE-së në Kosovë dhe EULEX-it,” tha ajo.
Ajo nënvizoi se Kosova është e përfshirë në të gjitha instrumentet dhe kornizat madhore të BE-së të ofruara për Ballkanin Perëndimor, synimi i të cilave është përshpejtimi i integrimit gradual të rajonit në Bashkimin Evropian përmes reformave, zhvillimit ekonomik dhe lidhshmërisë.
Pritja vuri në pah edhe rolin e BE-së si partneri më i fuqishëm dhe më i besueshëm i Kosovës dhe ofruesi më i madh i asistencës financiare, me më shumë se 3.7 miliardë euro të investuara që nga viti 1999 në mbarë sektorët, duke përfshirë infrastrukturën, energjinë, arsimin, qeverisjen, median dhe sundimin e ligjit.
Kryeministri në detyrë Albin Kurti tha se “për Kosovën, Bashkimi Evropian nuk është një realitet i largët apo një sërë standardesh që duhen përmbushur. Është shtëpia natyrore e shoqërisë sonë, korniza e reformave tona dhe ardhmëria që qytetarët tanë veç e kanë zgjedhur”.
EU in Kosovo, 2026
EU in Kosovo, 2026
Një moment qendror i pritjes ishte nderimi i Shqipe Neziri Velës me Çmimin Evropiane e Vitit 2026 për kontributin e saj në avancimin e barazisë gjinore, fuqizimin e grave dhe qeverisjen e qëndrueshmërisë energjetike në Kosovë dhe më gjerë.
Krahas dimensionit politik, programi për Ditën e Evropës i kushtoi vëmendje të fortë kulturës dhe angazhimit të rinisë si mjete për promovimin e vlerave evropiane dhe kohezionit social.
EU in Kosovo, 2026
Shfaqja hapëse e Chopin Piano Fest më 7 maj në Prishtinë, e organizuar si pjesë e kremtimeve për Ditën e Evropës, solli në skenë muzikantet e njohura italiane të Duo Gazzana. Në fjalën e mbajtur në këtë aktivitet, Palatova theksoi se kultura dhe muzika janë instrumente të fuqishme që i bashkojnë njerëzit përtej kufijve dhe komuniteteve.
Kremtimet më të gjera për Ditën e Evropës vazhduan më 9 maj me aktivitete në mbarë Kosovën të përqendruara në angazhimin e drejtpërdrejtë me qytetarët.
Komunikimet për Ditën e Evropës u hapën me fjalimin e Presidentit të Këshillit Evropian António Costa drejtuar qytetarëve të Kosovës. Duke i folur drejtpërdrejt popullit të Kosovës, Costa iu drejtua si “anëtarë të ardhshëm të Bashkimit Evropian” dhe riafirmoi angazhimin e BE-së ndaj perspektivës evropiane të rajonit.
“Ju keni të njëjtin destinacion si pjesa tjetër e rajonit - Bashkimin Evropian. Vazhdoni të punoni që kjo të bëhet realitet”, tha Costa.
“Së bashku, do të ndërtojmë një të ardhme të përbashkët evropiane. Rroftë Evropa!”
Në Prishtinë, dita vazhdoi me ekspozitën “Me Art kremtojmë Evropën”, ku u paraqitën punime të krijuara nga të rinj e të reja nga Kosova gjatë një punëtorie të udhëhequr nga artisti Jakup Ferri. Ekspozita vuri në pah mbështetjen e vazhdueshme të BE-së për kulturën, arsimin dhe rininë.
EU in Kosovo, 2026
Kremtimet më pas u zhvendosën në Sheshin Zahir Pajaziti, ku Panairi i Team Europe i bëri bashkë Shtetet Anëtare të BE-së, iniciativat e financuara nga BE-ja dhe bizneset e mbështetura nga Bashkimi Evropian. Qytetarët patën mundësinë të komunikonin drejtpërdrejt me ekspozuesit dhe të mësonin më shumë rreth projekteve dhe mundësive të mbështetura nga BE-ja.
EU in Kosovo, 2026
EU in Kosovo, 2026
|
EU in Kosovo, 2026
|
EU in Kosovo, 2026
|
EU in Kosovo, 2026
|
Dita e Evropës u shënua edhe në Mitrovicën e Veriut përmes ekspozitave, aktiviteteve për fëmijë, lojërave sportive dhe koncerteve, duke pasqyruar përpjekjet për të siguruar shtrirje më të gjerë në mbarë komunitetet.
EU in Kosovo, 2026 |
EU in Kosovo, 2026 |
EU in Kosovo, 2026 |
Kremtimet e 9 majit u mbyllën me koncertet e hapura të organizuara nga BE-ja si në Prishtinë ashtu edhe në Mitrovicë të Veriut, që i bënë bashkë audienca të gjeneratave të ndryshme përmes muzikës dhe festimeve të përbashkëta.
EU in Kosovo, 2026
EU in Kosovo, 2026 |
EU in Kosovo, 2026 |
EU in Kosovo, 2026 |
EU in Kosovo, 2026 |
EU in Kosovo, 2026
|
EU in Kosovo, 2026 |
Megjithatë, kremtimet e këtij viti në Kosovë për Ditën e Evropës u shtrinë përtej një programi dy apo tre-ditor. Të shpërndara gjatë gjithë muajit maj, aktivitetet përfshinë edhe vizita në shkolla nga shtetet anëtare të BE-së, shëtitje në natyrë dhe çiklizëm përgjatë shtigjeve të mbështetura nga BE-ja, ngjarje letrare dhe mbrëmje Youth Social të organizuara në Europe House në Prishtinë dhe në Mitrovicë të Veriut — të gjitha me synimin e sjelljes së Bashkimit Evropian më afër qytetarëve në mbarë Kosovën.