Një histori që ia vlen të ndahet – 6 nxënës përfaqësojnë Supershkollat në Konferencën e Ballkanit Perëndimor në Berlin
Për herë të parë, një konference të tillë të nivelit të lartë iu bashkuan 6 pjesëmarrës të programit Supershkolla të RYCO-s, një projekti me shumë donatorë të bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane dhe të zbatuar së bashku nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) dhe RYCO.
“Sot me nder të madh, jam këtu përballë jush, për t'ju falenderuar të gjithëve për mbështetjen e dhënë ndaj të rinjve në BP-në dhe për shpresën që po i jepni rajonit me Procesin e Berlinit, veçanërisht me rezultatet e reja konkrete.” – tha Sekretari i Përgjithshëm i RYCO-s z. Hani në fjalën e tij gjatë takimit.
Përmes një fjalimi të ngrohtë, nxënësit e Supershkollave shprehën përvojën e tyre dhe nevojën e tyre për të qenë më të lidhur. Ata theksuan se së bashku me bashkëmoshatarët e tyre patën mundësinë të përqafojnë perspektiva të reja dhe të ndryshme, të takojnë miq të rinj dhe madje të vlerësojnë marrjen e një pasaporte për herë të parë.
Programi Supershkollat ka bashkuar më shumë se 800 të rinj përmes shkëmbimeve shkollore, trajnimeve dhe aktiviteteve ndërrajonale në vitin 2022. Aplikimi për ciklin e ri është ende në vazhdim dhe në vitin 2023 do të ndodhin 100 shkëmbime të shkollave të mesme në të gjithë rajonin.
“Megjithatë, të motivuar siç jemi, ne nuk jemi të gjithëfuqishëm. Ju nuk mund ta bëni këtë pa ne, dhe ne nuk mund ta bëjmë pa ju” – përfundoi superstudentja Sarah. Studentët përfunduan mesazhin e tyre duke theksuar se të rinjtë në rajon kanë nevojë për “më shumë mundësi për t'u takuar me njëri-tjetrin, më pak barriera për të udhëtuar, më shumë fuqizim… dhe më shumë Supershkolla”.
Duket se mesazhi u dëgjua sepse disa hapa historikë që do të ndryshojnë jetën e njerëzve në BP-në u konfirmuan nga ministri Baerbock i cili tha: “Në negociatat e udhëhequra nga Përfaqësuesi ynë Special për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, qeveritë e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor janë angazhuar për të lidhur tre marrëveshje rajonale të lëvizshmërisë. Me këto marrëveshje, njerëzit e vendeve tuaja do të mund të kalojnë kufijtë në Ballkanin Perëndimor duke përdorur vetëm kartat e tyre të identitetit.”
Kjo do të thotë se të rinjtë boshnjakë dhe kosovarë do të vizitojnë njëri-tjetrin pa viza, gjë nga e cila do të përfitojë jashtëzakonisht shumë edhe gjenerata e ardhshme e supershkollave që shkëmbejnë studentët.
RYCO vlerëson të gjitha palët e interesuara të pranishme në takimin e Procesit të Berlinit për punën dhe përpjekjet e tyre për të ndihmuar zhvillimin e rajonit dhe thekson arritjet e qeverisë së Ballkanit Perëndimor dhe Procesit të Berlinit, të cilët arritën të krijojë një mekanizëm institucional që lidh rininë në rajon.