Blog nga Rezarta Krasniqi, Drejtore Ekzekutive e D4D

Puna e Demokracisë për Zhvillim (D4D) shtrihet përtej mbledhjes së të dhënave. Duke hedhur dritë mbi trendet e dëmshme në diskursin politik, D4D kontribuon për kulturën e llogaridhënies dhe respekt në procesin zgjedhor të Kosovës. Monitorimi ndihmon në identifikimin e modeleve të abuzimit, dezinformimit dhe anshmërisë, duke i mundësuar shoqërisë civile, mediave dhe akterëve politikë të përgjigjen në mënyrë efektive.

Po aq e rëndësishme është që gjetjet potencojnë fushat ku nevojiten më shumë përpjekje. Pabarazitë gjinore në mbulimin e kandidatëve, gjuha e vazhdueshme e urrejtjes dhe përhapja e dezinformimit nuk janë vetëm çështje fushate; ato janë sfida demokratike. Adresimi i tyre kërkon veprim të koordinuar nga të gjithë palët e interesit.

Përkushtimi kolektiv për komunikim të përgjegjshëm online

Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D), në bashkëpunim me Qendrën për Dialog Humanitar (HD), ka lansuar një nismë të rëndësishme për monitorimin e Zgjedhjeve Lokale 2025 në Kosovë. Ky partneritet pasqyron nevojën në rritje për të siguruar procese politike të drejta, transparente dhe llogaridhënëse në epokën digjitale, veçanërisht në një mjedis ku diskursi online mund të ketë ndikim të fortë në formësimin e opinionit publik.

Themeli i kësaj përpjekjeje është Kodi i Sjelljes për Përdorimin e Përgjegjshëm të Rrjeteve Sociale në Zgjedhjet Lokale 2025, i cili mbështetet në zotimet e mëparshme të bëra gjatë Zgjedhjeve Lokale të vitit 2021 dhe Zgjedhjeve Kombëtare të vitit 2025. Dokumenti, i mbështetur nga tetë parti politike, pesë media dhe nëntë organizata të shoqërisë civile, përcakton një kornizë për komunikim të përgjegjshëm online.

Duke e nënshkruar këtë kod, partitë u zotuan të shmangin gjuhën e urrejtjes, dezinformimin, sulmet personale dhe praktikat e tjera të dëmshme në hapësirat digjitale. Nënshkrimi i këtij kodi nga ana e tyre përfaqëson një hap kolektiv drejt ruajtjes së integritetit të fushatës dhe mbrojtjes së vlerave demokratike në Kosovë.

Why Monitoring Social and Online Media Matters

Fushëveprimi i monitorimit

Gjatë Zgjedhjeve Lokale 2025, D4D po monitoron 14 komuna, duke mbuluar garat si për kryetar komune ashtu edhe për këshilla komunalë. Mes 95 kandidatëve për kryetarë komune, 80 janë burra dhe vetëm 15 janë gra, duke nxjerrë në pah pabarazitë e vazhdueshme gjinore në përfaqësimin politik. Në nivel të këshillave komunalë, janë 2,691 kandidatë.

Paralelisht, D4D po vëzhgon 125 portale online, duke përfshirë 107 media në gjuhën shqipe dhe 18 në gjuhën serbe. Monitorimi ka dy objektiva kryesore: Identifikimin e gjuhës së urrejtjes dhe përmbajtjes diskriminuese që targeton kandidatët, dhe analizimin e vizibilitetit mediatik duke përcjellë përmendjet e kandidatëve në mbulimin online.

Ky përqendrim i dyfishtë i lejon D4D të matë si tonin e diskursit online ashtu edhe vizibilitetin që kandidatët marrin në media.

Why Monitoring Social and Online Media Matters

Dezinformimi dhe gjuha e urrejtjes në baza gjinore

Një fushë e rëndësishme e interesit është gjuha e urrejtjes dhe dezinformimi në baza gjinore, me kandidatet gra që janë caku i tyre në mënyrë disproporcionale. Hulumtimi i D4D tregon se sulme të tilla intensifikohen gjatë fushatave zgjedhore dhe shpesh përqendrohen më pak në pikëpamjet ose kompetencat politike të grave, dhe më shumë në jetën e tyre personale, pamjen ose stereotipet gjinore.

Kjo jo vetëm që minon besueshmërinë e grave si aktere politike, por edhe dekurajon pjesëmarrjen e tyre në jetën publike, duke përforcuar barrierat strukturore ndaj barazisë gjinore në politikë.

Gjetjet nga periudha para fushatës dhe gjatë fushatës

Edhe para se të fillonte periudha zyrtare e fushatës, në hapësirat online u shfaqën modele shqetësuese. D4D identifikoi raste të përmbajtjes së papërshtatshme, duke riafirmuar nevojën për monitorim proaktiv gjatë shpalosjes së fushatës.

Deri më sot, janë dokumentuar 109 raste të gjuhës së papërshtatshme në rrjete sociale nga përfaqësuesit politikë. Këto gjetje ilustrojnë cenueshmërinë e hapësirave digjitale ndaj retorikës së dëmshme, veçanërisht gjatë garave të nxehta zgjedhore.

Duke përdorur platformën Pikasa, këto incidente u kategorizuan dhe u analizuan për të vlerësuar si përmbajtjen ashtu edhe implikimet e tyre politike. Përtej gjuhës së urrejtjes, monitorimi i D4D ka zbuluar gjithashtu hendekë të dukshëm gjinorë në vizibilitetin mediatik. Burrat përfitojnë mbulim disproporcionalisht më të lartë krahasuar me kandidatet gra.

Why Monitoring Social and Online Media Matters

Rruga përpara

Teksa përparojnë zgjedhjet lokale 2025, D4D do të vazhdojë përpjekjet e veta të monitorimit, duke ofruar përditësime javore dhe analiza të thelluara. Këto raporte janë të disponueshme publikisht në ueb faqen e D4D, duke shërbyer si resurse të vlefshme për gazetarët, studiuesit dhe qytetarët që kërkojnë ta kuptojnë më në thellësi dinamikën e fushatës.

Në fund të fundit, qëllimi i kësaj iniciative nuk është vetëm të monitorojë, por edhe të nxisë një debat politik më gjithëpërfshirës dhe me respekt në Kosovë. Duke siguruar llogaridhënie nga palët e interesit dhe duke i fuqizuar votuesit me informacion të saktë, D4D synon të sigurojë që zgjedhjet të mbeten të drejta, transparente dhe përfaqësuese në epokën digjitale.