Zyra e BE-së/PPBE e përshëndet konstituimin e Kuvendit të Kosovës

27.12.2019

"E përshëndesim konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe e urojmë Kryetarin dhe Kryesinë e sapo zgjedhur të Kuvendit.

Mezi presim formimin e shpejtë të qeverisë, e cila do t'i mundësojë Kosovës të vazhdojë përpara në zhvillimin e saj ekonomik dhe shoqëror, sundimin e ligjit dhe Agjendën Evropiane.

Mezi presim të punojmë së bashku me autoritetet e reja në këto objektiva të përbashkëta."