1. A ndikon EES në rregullat për qëndrimin e shkurtër për shoferët e kamionëve në zonën Shengen?

Me zbatimin e EES nuk ndryshon asgjë në rregullat për qëndrim të shkurtër. Këto rregulla janë të harmonizuara me kodeksin kufitar të Shengenit dhe lejojnë periudha qëndrimi prej 90 ditë brenda një periudhe 180 ditore.

 

Shoferët e kamionëve mund të lirohen nga regjistrimi në EES vetëm në dy raste. Nëse aplikojnë dhe u jepet leje qëndrimi në një shtet anëtar, e cila u lejon atyre qëndrim afatgjatë në atë shtet anëtar dhe lëvizje të lirë në zonën Shengen për 90 ditë brenda një periudhe 180-ditore.

 

Rasti i dytë është nëse nëpunësit kufitar të shteteve anëtare u japin lehtësime në kalimet kufitare për shoferët e kamionëve që i njohin si "punëtorë ndërkufitar" siç përcaktohet në kodeksin kufitar të Shengenit. Në këtë rast, do të ketë vetëm kontrolle të rastësishme gjatë kalimit të kufirit dhe nuk do të ketë regjistrim në EES. Kohëzgjatja maksimale e qëndrimit prej 90/180 ditë në zonën Shengen vazhdon të zbatohet.

 

 

2. Çfarë do të thotë zbatimi progresiv i EES?

Sistemi i hyrjes/daljes EES do të futet gradualisht në kufijtë e jashtëm të 29 vendeve evropiane gjatë një periudhe prej 6 muajsh. Këto vende evropiane do të prezantojnë elemente të ndryshme të EES në faza, duke përfshirë mbledhjen e të dhënave biometrike, siç janë fotografia dhe gjurmët e gishtërinjve.

Kjo do të thotë që të dhënat biometrike të psagjerëve (fotografia dhe gjurmët e gishtërinjve) mund të mos mblidhen menjëherë në çdo kalim kufitar dhe të dhënat personale mund të mos regjistrohen menjëherë në sistem. Vulat do të vazhdojnë të vendosen në pasaportë.

Ky zbatim progresiv do të zgjasë deri më 9 prill 2026. Nga 10 prilli 2026, EES do të jetë plotësisht funksional në të gjitha kalimet kufitare të jashtme të vendeve evropiane që përdorin sistemin.

 

3. Cili është qëllimi i EES?

* Modernizimi i menaxhimit të kufijve në të gjitha vendet evropiane që përdorin sistemin.

* Regjistrimi elektronik i hyrjeve dhe daljeve të shtetasve të vendeve që nuk janë anëtare të BE-së, ose refuzimet për hyrje.

* I bën kontrollet kufitare më efikase, duke përmirësuar gradualisht përvojën për pasagjerët.

* Lufton në mënyrë efikase kundër mashtrimit me identitetin duke mbledhur të dhëna biometrike.

* Përmirëson sigurin në suaza të BE-së.

* Ndihmon në luftën kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar serioz duke vepruar si një mjet për verifikimin e identitetit.

 

4. Pse të dhënat biometrike ruhen në EES?

Të dhënat biometrike janë mënyrë e sigurt për të: identifikuar me saktësi njerëzit dhe për të zvogëluar ndjeshëm rastet e identitetit të gabuar, diskriminimit ose profilizimit racor; identifikuar udhëtarët pa dokumente që janë tashmë të pranishëm në territorin e zonës Shengen (migrantët e parregullt) dhe për të krahasuar të dhënat e hyrjes dhe daljes të pasagjerëve.

Të dhënat biometrike mund të rrisin sigurinë në vendet evropiane që përdorin EES duke: parandaluar zhdukjen e fëmijëve ose të bëhen viktima të trafikimit të qenieve njerëzore, duke zvogëluar rrezikun e arrestimit të gabuar të njerëzve dhe duke ndihmuar në luftën kundër krimit të rëndë dhe terrorizmit.

Edhe pse mbledhja e të dhënave biometrike mund të ndikojë në privatësinë e pasagjerëve, teknologjia që përdoret në EES siguron që të drejtat themelore të njerëzve të mbrohen.

 

5. Cilat të dhëna biometrike ruhen në EES?

Të gjithë pasagjerët në pikën kufitare të vendit të zonës Shengen ku po udhëtojnë fotografohen, u merren gjurmët e gishtërinjve dhe të dhënat e pasaportës së tyre futen në EES.

Fëmijëve nën moshën 12 vjeç nuk do t'u merren gjurmët e gishtërinjve, por në sistem do të ruhen vetëm fotografia dhe të dhënat e pasaportës së tyre.

 

6. Si garantohet siguria e të dhënave në EES?

Sipas Rregullores së përgjithshme për mbrojtjen e të dhënave (GDPR), të dhënat merren për qëllime të përcaktuara dhe të qarta legjitime dhe nuk mund të përpunohen më tej në një mënyrë që nuk është kompatibile me këto qëllime. EES është në përputhje me këtë rregullore dhe parimet e tjera për mbrojtjen e të dhënave.

Janë vendosur masa mbrojtëse për të siguruar të drejtat e pasagjerëve në lidhje me mbrojtjen e privatësisë dhe të dhënave të tyre personale. Ato ruhen në EES vetëm për aq kohë sa është e nevojshme dhe vetëm për qëllimin për të cilin janë mbledhur.

 

7. Për kë vlen EES?

Sistemi për hyrje/dalje (EES) është një sistem i automatizuar IT për regjistrimin e shtetasve që vijnë nga shtete që nuk janë anëtare të BE-së që udhëtojnë për qëndrim të shkurtër në cilindo nga 29 vendet e Shengenit.

Ai vlen për pasagjerët që nuk kanë nënshtetësi të asnjë vendi të Bashkimit Evropjan ose nënshtetësi  të Islandës, Lihtenshtajnit, Norvegjisë ose Zvicrës. "Qëndrim i shkurtër" do të thotë deri në 90 ditë në suaza të cilësdo periudhë prej 180 ditë. Kjo periudhë llogaritet si një periudhë e përbashkët (e përgjithshme) për të gjitha vendet evropiane që përdorin EES.

 

8. Çfarë është aplikacioni celular Travel to Europe?

Aplikacioni celular Travel to Europe është disejnuar për pasagjerët që nuk janë nga BE dhe për të cilët vlen regjistrimi në EES. Ai u mundëson njerëzve të regjistrojnë paraprakisht të dhënat e pasaportës dhe fotografinë e fytyrës para se të mbërrijnë në kalimin kufitar ku përdoret EES. Përmes aplikacionit, pasagjerët mund të plotësojnë paraprakisht pyetësorin për kërkesat e hyrjes.

Edhe pse disa nga informacionet (fotografia e fytyrës dhe të dhënat e pasaportës) mund të regjistrohen paraprakisht përmes aplikacionit, kjo nuk zëvendëson kontrollet kufitare që janë të detyrueshme që në regjistrimin e parë, por lejon që kalimi i kufirit të jetë më i thjeshtë, më i shpejtë dhe më efikas.

Nga 12 tetori 2025, aplikacioni mund të përdoret gjatë hyrjes në Suedi, ku mbështet të dhënat e pasaportës, fotografinë e fytyrës dhe pyetësorin për hyrjes. Vende të tjera evropiane që përdorin EES mund ta bëjnë aplikacionin të disponueshëm në një datë të mëvonshme. Funksionalitetet specifike të ofruara mund të ndryshojnë nga vendi në vend.

Aplikacioni është në dispozicion në App Store ose Google Play.

 

9. A është EES i vlefshëm për personat që kalojnë tranzit nëpër zonën Shengen?

EES vlen për personat që kalojnë tranzit nëpër zonën Shengen, nëse janë shtetas të vendeve që nuk janë anëtare të Bashkimit  Evropjan dhe nuk kanë leje qëndrimi ose vizë për qëndrim afatgjatë të lëshuar nga një vend Shengen.

Megjithatë, nëse fluturoni nga një vend jashtë BE-së, do t'i nënshtroheni regjistrimit në EES vetëm nëse hyni në zonën Shengen, gjegjësisht nëse kaloni nëpër kontrollin kufitar.

Megjithatë, nëse qëndroni në zonën ndërkombëtare të tranzitit të aeroportit dhe nuk kaloni kufirin e jashtëm të Shengenit, EES nuk zbatohet, pasi teknikisht nuk po hyni në zonën Shengen.

 

10. A zbatohet EES për qytetarët me vizë pune?

EES është sistem i automatizuar që regjistron hyrjen/daljen e qytetarëve të vendeve që nuk janë anëtare të Bashkimit Evropjan dhe  vlen vetëm për pasagjerët që udhëtojnë për një periudhë afatshkurtë (deri në 90 ditë brenda një periudhe 180-ditore) - turistë, udhëtime pune, vizitorë, etj.

Nuk vlen për ata që mbajnë vizë afatgjatë ose leje qëndrimi, duke përfshirë edhe vizë pune/leje pune.

Nëse dikush ka leje pune të lëshuar nga vendi i zonës Shengen në të cilin ai/ajo udhëton, nuk kërkohet të regjistrohet në EES, pasi qëndrimi i tij/saj është tashmë i rregulluar përmes sistemit të lejeve dhe vizave të atij vendi.

 

11. A pagohet ndonjë kompensim për EES?

Jo, regjistrimi në EES është falas.

 

12. A është i mundur regjistrimi onlajn për EES, në vebfaqe apo me ndonjë lloj aplikacioni?

Aplikacioni celular Travel to Europe është disejnuar për pasagjerët të cilët nuk janë nga BE-ja dhe i nënshtrohen regjistrimit në EES. Ai u mundëson njerëzve paraprakisht të regjistrojnë të dhënat e tyre të pasaportës dhe fotografi të fytyrës para se të mbërrijnë në kalimin kufitar ku përdoret EES. Përmes aplikacionit, pasagjerët mund të plotësojnë paraprakisht pyetësorin e kërkesave të hyrjes.

Qytetarët e vendeve që nuk janë anëtare të BE-së mund ta përdorin aplikacionin për regjistrim paraprak të të dhënave të tyre në afat prej 72 orë para hyrjes ose daljes nga një vend evropian duke përdorur aplikacionin. Para se ta përdorni, kontrolloni nëse vendi evropian ku planifikoni të hyni ose të dilni e mbështet aplikacionin.

Përdorimi i aplikacionit është opsional, por mund t'ju ndihmojë të kurseni kohë dhe të përshpejtoni kontrollet kufitare.

Nga 12 tetori 2025, mund të përdorni Travel to Europe gjatë hyrjes në Suedi, ku aplikacioni mbështet futjen e të dhënave të pasaportës, fotografisë së fytyrës dhe një pyetësor për hyrje. Vendet tjera evropiane që përdorin EES mund ta bëjnë aplikacionin të disponueshëm në një datë të mëvonshme.

Aplikacioni nuk zëvendëson kontrollet kufitare, por përkundrazi e bën kalimin e kufirit më të lehtë, më të shpejtë dhe më efikas.

 

13. A është e mundur të regjistroheni në ambasadë dhe kështu të shmangni regjistrimin kufitar?

Jo, nuk ka mundësi të regjistroheni në ambasada për EES. Regjistrimi bëhet vetëm në kufi (si në kufirin tokësor ashtu edhe në aeroportet brenda zonës Shengen).

 

14. Çfarë do të ndodhë kur një autobus turistik me pasagjerë kalon kufirin tokësor - a do të duhet secili prej tyre të zbres nga autobusi për t'u fotografuar dhe t'i merren gjurmët e gishtërinjve?

Është tashmë një praktikë e zakonshme (shumë kohë para futjes së EES) sipas së cilës pasagjerëve u kërkohet të zbresin nga autobusët në mënyrë që të regjistrohen individualisht nga zyrtarët kufitar në pikat e kontrollit kufitar. Ndonjëherë, e njëjta praktikë përdoret edhe nga zyrtarët doganor, gjë që në disa raste rezulton me dy kontrolle të njëpasnjëshme gjatë të cilave pasagjerëve u kërkohet të zbresin nga autobusët. I vetmi ndryshim që tani është futur me EES është se pasagjerët, kur hyjnë në zonën Shengen për herë të parë, do të duhet të regjistrohen në EES në kufi. Prandaj, çdo pasagjer do të duhet të zbresë nga autobusi dhe të fotografohet dhe t'i merren gjurmët e gishtërinjve.

 

15. Cila do të jetë procedura në rast se vetëm një anëtar i familjes ka pasaportë të BE-së ose leje qëndrimi, por udhëton me të gjithë familjen?

Përveç nëse anëtarët e familjes nuk i përkasin njërës nga kategoritë e përshkruara në seksionin "EES nuk zbatohet për" në faqen e internetit të EES (https://travel-europe.europa.eu/ees/to-whom-does-ees-not-apply##), atëherë ata nuk do të përjashtohen nga regjistrimi.

 

16. Si llogariten ditët e qëndrimit - a llogaritet një ditë si 24 orë nga koha e hyrjes apo si data kalendarike pavarësisht nga koha e hyrjes?

Ditët e qëndrimit llogariten si ditë kalendarike.

 

17. A do të ketë një politikë të ndryshme për transportuesit, duke pasur parasysh se ata shumë shpejt do të arrijnë numrin maksimal të ditëve të qëndrimit të lejuar?

EES vlen në mënyrë të barabartë për të gjithë bartësit e pasaportave jashtë zones Shengen.

 

18. Pasi një udhëtar të jetë regjistruar në EES (do të fotografohet dhe do të merren gjurmët e gishtërinjve), si do të duket hyrja e tij/saj herën tjetër që ai/ajo udhëton?

Nëse një person ka kaluar kufijtë e vendeve evropiane duke përdorur Sistemin EES më shumë se një herë që kur SEE ka filluar të funksionojë (https://travel-europe.europa.eu/ees/how-will-ees-work-what-new-during-border-checks#if-you-arrive-at-a-border-crossing-point-for-the-first-time), atëherë fotografia e fytyrës  së tij/saj i dhe/ose gjurmët e gishtërinjve do të regjistrohen tashmë në EES. Zyrtarët e kontrollit të pasaportave vetëm do të verifikojnë gjurmët e gishtërinjve dhe fotografinë e tij/saj, gjë që do të marrë më pak kohë. Në raste të rralla, mund të jetë e nevojshme të mblidhen dhe të regjistrohen të dhënat përsëri. 

Bartësit e pasaportës biometrike do të jenë në gjendje të hyjnë më shpejt duke përdorur sistemin e vetëshërbimit (nëse është i disponueshëm në atë kalim kufitar). Të gjitha kushtet tjera të hyrjes ose daljes mbeten të vlefshme, dhe zyrtarët e kontrollit të pasaportave në çdo kohë mund të marrin masa sipas nevojës, siç është fotografimi i sërishëm i fytyrës së një personi, etj.

 

19. A do të zbatohet EES për personat me pasaporta diplomatike?

Sistemi nuk zbatohet për (https://travel-europe.europa.eu/ees/to-whom-does-ees-not-apply##): "Personat e liruar nga kontrollet kufitare ose të cilëve u janë dhënë privilegje të caktuara në lidhje me kontrollet kufitare (siç janë krerët e shteteve, diplomatët e akredituar, punëtorët ndërkufitar, etj.). Diplomatët që udhëtojnë për një qëndrim të shkurtër mund të lirohen nga regjistrimi në EES në kushte të caktuara.” 

 

20. Nëse një person humb fluturimin e tij lidhës për shkak të një kohe të gjatë pritjeje për shkak të procedurës EES, a do të ketë kompensim për shpenzimet?

Jo, nuk është parashiukuar kompensim. Çdo individ është përgjegjës për planifikimin e udhëtimit të tij. Udhëtarët këshillohen të fillojnë udhëtimin e tyre herët në mënyrë që të kenë kohë të mjaftueshme për të përfunduar procedurën.

 

21. Kur do të implementohet sistemi për informata dhe autorizime për udhëtim ETIAS, a do të jetë regjistrimi në sistemin EES kusht për dorëzimin e aplikacionit në sistemin ETIAS? Apo qytetarët do të duhet së pari të marrin një autorizim ETIAS dhe më vonë të regjistrohen në sistemin EES?

Në këtë moment, sistemi ETIAS nuk është funksional. Pasi sistemi ETIAS të fillon me punë (parashikohet për tremujorin e fundit të vitit 2026), para se të udhëtojnë në zonën Shengen të BE-së, pasagjerët së pari do të duhet të regjistrohen onlajn në sistemin ETIAS. Pasi të jetë lëshuar leja e udhëtimit, individët mund të paraqiten në kalimin kufitar. Në kufi, policia kufitare do të verifikojë nëse udhëtari i plotëson kushtet e hyrjes, do të marrë të dhëna biometrike për të dhe do ta regjistrojë personin në EES, nëse akoma nuk është regjistruar. Për pyetje të shtesë, ju lutemi vizitoni faqen e internetit të ETIAS - https://travel-europe.europa.eu/etias/ltr