BE-ja ndihmon në përmirësimin e kushteve - fizike dhe mësimore - në shkollat profesionale

Falë BE-së, nxënësit e tri shkollave të mesme që aktualisht shërbejnë si qendra rajonale të aftësimit profesional (Kumanovë, Ohër dhe Tetovë) do të bëhen jo vetëm me ambiente të rinovuara, por - më e rëndësishmja – me mjete moderne për të mësuar aftësitë e nevojshme në tregun e sotëm të punës.

 

 

Ndërtesa e shkollës 75-vjeçare në Kumanovë ka qenë vend i zhurmshëm i makinerive ndërtimore për 11 muajt e fundit. Punimet e rinovimit po ecin mirë dhe pritet të përfundojnë në vjeshtën e ardhshme. Si rezultat, më shumë se 500 nxënës në qendrën profesionale rajonale, Kiro Burnaz do të fillojnë një vit të ri trajnimi në një mjedis të rinovuar.

Përveç Kumanovës, nga përkrahja do të përfitojnë edhe qendrat rajonale profesionale në Ohër dhe Tetovë përmes “BE-ja për të rinjtë” – projekti i parë i mbështetjes direkte buxhetore në Maqedoninë e Veriut. Rikonstruksioni në vazhdim i tre shkollave do të kushtojë 15 milionë euro.

Punimet në Kumanovë janë në fazën më të avancuar. Ato përfshijnë një rinovim fund e krye edhe shumë më shumë.

Objekti i shkollës do të ketë çati të re, fasadë me efikasitet energjetik, instalime të reja të energjisë elektrike dhe ujit, linjave të zbulimit dhe fikjes së zjarrit, mobiljeve të reja, dyshemeve, sistemeve të ngrohjes/ftohjes... Së bashku me ashensorët dhe rampat për nxënësit me nevoja të veçanta.

Nxënësit, që janë në drejtimin e proceseve kimike-teknologjike dhe në shkencat bujqësore dhe veterinare do të kenë laboratorë të pajisur plotësisht. Nxënësit e bujqësisë dhe veterinarisë do të mund të fitojnë njohuri praktike për blegtorinë duke u kujdesur për një tufë prej 18 lopësh dhe një dem, në hambarët e rinovuar që do të përfshijnë gjithashtu një objekt modern të mjeljes dhe një prerës të hirrës. Do të ketë edhe një traktor me vjelëse dhe punues (pllug). Profesorët do të marrin trajnim të posaçëm për mënyrën më të mirë të përdorimit të kësaj pajisje si pjesë e procesit arsimor.

Ky investim në infrastrukturë do t'i mundësojë shkollës të ndërtojë partneritet me komunitetin e biznesit. Praktikisht, kjo do të thotë se shkolla mund të shërbejë si një qendër biznesi, ku bizneset mund të organizojnë kurse trajnimi dhe ushtrime, duke sjellë kështu mundësitë e punësimit më pranë nxënësve.

Por ndihma e BE-së nuk ndalet këtu. Shumë nxënës nga pjesë të tjera të vendit ndjekin mësimet në Kiro Burnaz, kështu që edhe konvikti i tyre, pranë ndërtesës së shkollës, po i nënshtrohet një rinovimi – duke përfshirë një bibliotekë, kënde mësimi dhe një kuzhinë të re, përveç shtretërve dhe karrigeve të reja dhe kabinete. Konviktet do të përfshijnë një objekt pjekjeje për ata që dëshirojnë të mësojnë se si të bëjnë bukë dhe ëmbëlsira.

Dhe hapësira përreth konviktit do të kthehet në një park ku banorët do të mund të pushojnë apo të merren me sport.

“Rikonstruksioni i shkollës dhe i konviktit do të thotë shumë për profesorët, komunën e Kumanovës, gjithë rajonin verilindor dhe sigurisht për nxënësit tanë të tanishëm dhe të ardhshëm. Falë BE-së dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, shkolla jonë tani ka një pamje bashkëkohore, pajisje moderne dhe hapësirë ​​për mësim praktik. Do të sigurojë një proces mësimor më të avancuar që do t'u sigurojë nxënësve njohuritë dhe aftësitë e nevojshme sot”, thotë Vesna Trajkovska, drejtoreshë e shkollës Kiro Burnaz.

Gjatë procesit të rinovimit, nxënësit ndjekin mësimet online. Por, siç thotë drejtoresha Trajkovska, mezi presin të kthehen në shkollë. Dhe të fitojnë një arsim me të cilin mund të krenohen!

Pë më shumë informata, shiko linkun https://eu4youth.mk/en/