BE-ja për shëndet më të mirë: pajisje jetike diagnostikuese të disponueshme në të gjithë vendin
Në vitin 2019, një projekt i financuar nga BE-ja bëri një vlerësim të gjendjes në fushën e shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut – dhe arriti në përfundimin se përkundër investimeve të konsiderueshme gjatë dekadës së kaluar, këtij sektori i mungonin pajisjet me teknologji të imazhit diagnostikues. Gjegjësisht, në të gjithë vendin kishte vetëm tetë sisteme të rezonancës magnetike (MRI) (nga të cilat pesë në Shkup), ose 3.9 për 1.000.000 banorë, që nuk përbënte as një të katërtën e mesatares së BE-së. Në të njëjtën kohë, kishte 18 njësi tomografie të kompjuterizuar (CT) ose 8,7 për 1,000,000 banorë, që ishte më pak se 40% e mesatares së BE-së.
E gjithë kjo ndryshoi me dhurimin e pajisjeve moderne nga BE-ja në tetë qendra mjekësore rajonale në të gjithë vendin. Nga tetori i vitit 2021 deri në maj të vitit 2022, spitalet në Strumicë, Prilep dhe Ohër morën sisteme të imazhit me rezonancë magnetike (MRI), dhe spitalet në Kërçovë, Kavadar, Kumanovë, Gjevgjeli dhe në Klinikën Universitare të Pulmologjisë në Shkup, aparate për tomografi kompjuterike (CT).
Kjo ndihmë i mundësoi vendit të afrohej me mesataren e BE-së. Në praktikë, kjo do të thotë se qytetarët nga këto rajone nuk kanë më nevojë të bëjnë termine dhe të udhëtojnë për në Shkup - ata kanë mundësi të bëjnë diagnostikim të hershëm dhe të duhur në qytetin e tyre, që është parakusht për parandalimin e sëmundjeve të rënda dhe trajtimin e suksesshëm të tyre.
Deklarata e ambasadorit David Geer /media/77809
Video nga instalimi i pajisjeve /media/77862