Energjia na bashkon

Në thelb, BE-ja po ndihmon të gjitha amvisëritë – veçanërisht ato më të rrezikuarat – të plotësojnë nevojat e tyre bazë për energji, shkollat dhe spitalet të funksionojnë në mënyrë normale dhe bizneset e vogla të sigurojnë prodhimin e ushqimeve bazë.
Kjo ndihmë është pjesë e një pakoje prej 1 miliard eurosh që BE-ja ka përgatitur për Ballkanin Perëndimor, si investime në energjinë e pastër. Pa llogaritur më shumë se 250 milionë euro për reformën e sektorit të energjisë në vend që BE-ja i siguroi me mbështetjen e institucioneve financiare ndërkombëtare dhe shteteve anëtare të BE-së.
“Energjia na bashkon. Na bashkon në këto kohë skamjeje që po shohim në të gjithë Europën dhe globalisht, si rezultat i luftës çnjerëzore të Rusisë. Na bashkon në ndarjen e barrës. Dhe na lidh me të ardhmen përmes përpjekjeve tona për t'iu kthyer burimeve të pastra me kosto minimale për mjedisin”, tha ambasadori i BE-së, David Geer.