Fjalimi i Presidentit António Costa në konferencën e përbashkët për shtyp me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski

Falemnderit shumë, i dashur Kryeministër, i dashur Hristijan, për pritjen e ngrohtë në Maqedoninë e Veriut dhe për këtë bisedë shumë të gjerë, por shumë konstruktive.

Besoj fuqimisht se zgjerimi është një qëllim i përbashkët i yni. Është investimi më i mirë gjeostrategjik në paqë, siguri dhe stabilitet që të gjithë mund ta bëjmë.

Përgëzoj punën e shkëlqyer të bërë nga Maqedonia e Veriut dhe qeveria juaj në Axhendën Reformuese dhe përparimin e arritur tashmë. Duhet ta shfrytëzojmë këtë mundësi për të bërë investime strategjike, siç janë Korridori 8 dhe Korridori 10.

Gjatë takimit tonë, përsërita se e ardhmja e Maqedonisë së Veriut është brenda Bashkimit Europian. Tashmë kemi bërë shumë përparim dhe diskutuam hapat e mbetur që duhen ndërmarrë për të përfunduar procesin dhe e inkurajova Kryeministrin të vazhdojë përpjekjet e tij për të mundësuar përparim të mëtejshëm.

I dashur Hristian, mund të mbështeteni tek ne - Bashkimi Europian është me ju, i gatshëm të ndihmojë në kapjen e këtij momenti.

Tani është thelbësore të ecim përpara me reformat dhe të investojmë në sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

Gjithashtu, dua të shpreh mirënjohje për përputhjen tuaj me Politikën tonë të Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë dhe mbështetjen tuaj për Ukrainën.

Besoj se angazhimi juaj në të ardhmen - edhe në forumet ndërkombëtare - do të pasqyrojë vlerat tona të përbashkëta.

Partneriteti i Sigurisë dhe Mbrojtjes që nënshkruam vitin e kaluar është një shembull konkret se si Maqedonia e Veriut dhe Bashkimi Europian po afrohen tashmë; duke rritur konkretisht bashkëpunimin në fusha kyçe si mbështetja për Ukrainën, luftimi i kërcënimeve hibride dhe lufta kundër terrorizmit.

Maqedonia e Veriut ka bërë shumë punë. Ju duhet të qëndroni në kursin e duhur. Procesi i pranimit është më shumë një maratonë sesa një sprint. Është i vështirë.  Ndonjëherë mund të jetë frustrues - siç ka qenë për të gjithë kandidatët e mëparshëm. Por të gjithë e arritën pikësynimin dhe sigurisht, edhe ju do ta arrini.

Me vendosmërinë, punën e palodhur dhe bashkëpunimin tuaj, do t’ia arrini, duke anashkaluar pengesat. Faleminderit shumë.

 

Video nga konferenca për shtyp

https://newsroom.consilium.europa.eu/permalink/262147

https://newsroom.consilium.europa.eu/permalink/262144

https://newsroom.consilium.europa.eu/permalink/262145

https://newsroom.consilium.europa.eu/permalink/262146