Takimi i 19-të i Nënkomitetit për Çështjet Ekonomike dhe Financiare dhe Statistika ndërmjet BE-së dhe Maqedonisë së Veriut
Takimi i19-të i Nënkomitetit për Çështjet Ekonomike dhe Financiare dhe Statistika ndërmjet BE-së dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, u zhvillua më 6 tetor. Takimi u bashkë-drejtua për Maqedoninë e Veriut nga z. Andrija Aleksoski, Ndihmës udhëheqës për BE-në dhe Marrëdhënie Financiare Ndërkombëtare, Ministria e Financave, dhe nga z.Uwe Stamm, Udhëheqës i Njësisë në Drejtorinë e Përgjithshme Ekonomike dhe Financiare të Komisionit Evropian.
Nënkomiteti mori në shqyrtim zhvillimet dhe reformat më të rëndësishme ekonomike gjatë vitit të kaluar. Si fillim, Komisioni uroi Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave për pranim dhe angazhuar të çojë përpara procesin e negociatave për anëtarësim, përfshirë përmes shqyrtimit dypalësh të kritereve ekonomike në fillim të dhjetorit. Negociatat mbi bazat e të cilave (do të bëjnë pjesë kriteret ekonomike) do të përcaktojnë ritmin e përgjithshëm të negociatave. Është jetike të mbahet vrulli i reformës, duke përfshirë një normë të mirë zbatimi të udhëzimeve të politikave të dakordësuara në Dialogun Ekonomik dhe Financiar.
BE-ja dhe Maqedonia e Veriut diskutuan sfidat e përbashkëta, në veçanti ndikimin ekonomik të luftës së Rusisë në Ukrainë, me pasojat e saj lidhur me krizën energjitike dhe rritjen e inflacionit. Lidhur me politikën ekonomike (përfshirë politikën fiskale), ndërsa përshëndeti miratimin e prolonguar të ligjit për buxhetin, Komisioni theksoi nevojën për të miratuar me shpejtësi legjislacionin dytësor, për themelimin e Këshillit të ri Fiskal dhe për të siguruar funksionimin e SIIMF- IFMIS (sistemi i integruar i informimit për menaxhim financiar - integrated financial management information system). Objektivat fiskale afatmesme duhet të jenë në përputhje me rregullat fiskale të këtij ligji. Lidhur me masat fiskale që kanë të bëjnë me krizën, mbështetja për familjet dhe kompanitë e rrezikuara do të duhet të jenë të synuara dhe të përkohshme. Maqedonia e Veriut është e angazhuar të përmirësojë menaxhimin e investimeve publike, duke përfshirë krijimin e një njësie të lidhur në Ministrinë e Financave dhe me miratimin e ligjit të ri për partneritet publik privat. Maqedonia e Veriut shpjegoi hapat drejt zbatimit efektiv të Strategjisë së Reformës të Sistemit Tatimor. Në fushën e tregut të punës, vendi informohet mbi masat që synojnë formalizimin e ekonomisë informale dhe trajtimin e efekteve negative të emigrimit të fuqisë punëtore. Për të ruajtur stabilitetin e çmimeve në afat të mesëm, Maqedonia e Veriut është e gatshme të shtrëngojë më tej politikën monetare, nëse është e nevojshme. Komisioni theksoi edhe njëherë rëndësinë e zbatimit të masave për të rritur konkurrencën e kompanive vendase dhe për të vazhduar zbatimin efektiv të planit të veprimit për zhvillimin e një Tregu të Përbashkët Rajonal.
Në lidhje me statistikat, Komisioni përgëzoi përparimin e mirë të bërë, veçanërisht në kryerjen me sukses të regjistrimit të popullsisë dhe inkurajoi përparimin e mëtejshëm për t 'ju përmbajtur metodologjisë së procedurës së deficitit të tepërt, për të siguruar që rezultatet e regjistrimit të përdoren në mënyrë përkatëse në vendimmarrje dhe Enti Shtetëror i Statistikave të ketë personelin e duhur në mënyrë urgjente.
Së fundi, Komisioni rekomandoi miratimin dhe zbatimin efektiv të Ligjit të ri mbi kontrollin e brendshëm financiar publik si dhe të Ligjit për Entin Shtetërore për Revizion që synon përmirësimin e kontrollit parlamentar mbi zbatimin e buxhetit.