Tuining proekti "Forcimi i funksioneve të planifikimit të buxhetit, realizimit dhe kontrollit të brendshëm" - Shpallje për punësim Asistent përkthyes i këshilltarit rezident tuining, me orar të plotë pune

31.08.2023 Expired
Text

Projekti tuining "Forcimi i funksioneve të planifikimit të buxhetit, realizimit dhe kontrollit të brendshëm" është projekt i përbashkët midis Administratës përfituese - Ministrisë së Financave të Maqedonisë së Veriut dhe Holandës, Kroacisë, Bullgarisë dhe Letonisë, përfaqësuar nga Akademia nacionale për financa dhe ekonomi në Ministrinë e Financave të Holndës.

Qëllimi kryesor i këtij projekti është përmirësimi i mëtejshëm i efikasitetit të konsumit publik përmes zbatimit të Programit për reforma në menaxhimin me financat publike (PFM) në vend, me qëllim që të sigurojë menaxhim të drejtë të financave publike. Projekti ka një kohëzgjatje totale prej 49 muajsh me një buxhet prej 3,700,000 euro.

Për zbatimin e projektit është nevojitet asistent përkthyesi i këshilltarit rezident tuining (asistent i KRT-së) për 5 muajt e ardhshëm, duke filluar sa më shpejt që të jetë e mundur, mundësisht nga data 1 tetor 2023 (me mundesi zgjatjeje).Asistenti përkthyes i KRT-së do të punësohet me orë të plotë në zyrën e KRT-së në Shkup.

Asistenti përkthyes i KRT-së nuk mund të ketë apo  (në 6 muaj e fundit) të ketë patur çfarëdo marrëdhënie kontraktuale me administratën shfrytëzuese, përkatësisht administratën publike të vendit përfitues.

Detyrat e punës

  • ndihmë për këshilltarin rezident tuining gjatë realizimit të detyrave të tij të përditshme;
  • interpretim nga gjuha angleze në atë maqedonase dhe anasjelltas në takime, trajnime, ngjarje më të mëdha dhe takime të tjera;
  • përkthim i dokumenteve, ligjeve, rregulloreve, materialeve për trajnim, materialeve informuese dhe materialeve të tjera të shkruara nga maqedonishtja në anglisht dhe nga anglishtja në maqedonisht;
  • përgatitja e materialeve të shkruara në lidhje me Projektin, në gjuhën maqedonase dhe angleze;
  • ndihmë në punën e asistentit të KRT-së, gjithmonë kur do të jetë e nevojshme;
  • zhvillimin dhe mbajtjen e kontakteve dhe marrëdhënieve të ngushta të punës me KRT-në, me asistentin e KRT-së, si dhe me personat zyrtarë nga vendi shfrytëzues dhe shtetet anëtare të përfshira në secilën prej aktivitezeve dhe në menaxhimin e projektit;
  • verifikimin e saktësisë dhe qëndrueshmërisë së prezantimeve dhe përkthimeve të materialit teknik në gjuhën maqedonase dhe angleze.
  • Sigurimin e shërbimeve të tjera për përkthim dhe interpretim kur është e nevojshme.

Kualifikimet e nevojshme

  • arsim universitar (ose përvojë ekuivalente profesionale së paku 4 vjet) në këtë fushë;
  • rrjedhshmëri profesionale gjatë të folurit dhe shkrimit në gjuhën angleze dhe maqedonase;
  • përvojë në projektet (tuining) të BE / IPA (do të konsiderohet si përparësi);
  • organizim dhe saktësi
  • pavarësi;
  • aftësi të mira kompjuterike (MS Office, Word, Excel, Internet);
  • aftësi të mira komunikuese;
  • aftësi për menaxhimin në mjedis multikulturor;
  • njohuri mbi administratën publike;
  • aftësi për të punuar nën presion dhe për përcaktimin e përparësive;
  • ai / ajo duhet të jetë i/e gatshëm për punë të besueshme, diskrete dhe operacione sekrete dhe njëkohësisht të ketë aftësi të mira prezantimi;
  • njohja e politikave relevante qeveritare, ligjeve, ndihmës së jashtme (BE) dhe institucioneve, do konsiderohet si përparësi;
  • përvoja e mëparshme si mësimdhënës, përkthyes dhe interpretues, do të konsiderohet si përparësi.

 Fillimi dhe përfundimi i pritshëm i angazhimit: 01.10.2023 – 29.02.2024 (5 muaj)

Ju lutemi dërgoni aplikacionin tuaj, biografi të shkurtër (CV Europass) me fotografi dhe letër shoqëruese në postën elektronike vijuese: rodney.betorina@finance.gov.mk me shënim për pozicionin e asistentit të gjuhës në RTS deri në fund të ditës së punës të dielën, 10 shtator 2023.

Ne rezervojmë të drejtën tonë për të kontaktuar vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë. Intervistat pritet të zhvillohen të dielën 11-15 shtator 2023.

Asistenti i KRT-së do të nënshkruajë kontratë për shërbime me Akademinë nacionale për financa dhe ekonomi në Ministrinë e Financave të Holandës dhe duhet të ketë statusin e vetëpunësuarit. Detyrimi i tij / e saj i vetëm do të jetë t'i respektojë të gjitha kushtet ligjore për vetëpunësim, si dhe ti paguajë të gjitha tatimet dhe detyrimet që rrjedhin prej tij.

Deadline
Si të aplikoni?

Ju lutemi dërgoni aplikacionin tuaj, biografi të shkurtër (CV Europass) me fotografi dhe letër shoqëruese në postën elektronike vijuese: rodney.betorina@finance.gov.mk me shënim për pozicionin e asistentit të gjuhës në RTS deri në fund të ditës së punës të dielën, 10 shtator 2023.