Delegacioni i BE-së mbështet program televiziv që e bën qëndrimin në shtëpi më të lehtë dhe frymëzues
Në kohëra kur qëndrimi në shtëpi dhe mbajtja e distancës sociale është një imperativ për parandalimin e përhapjes së Kovid-19, Delegacioni i BE-së në Maqedoninë e Veriut jep mbështetje prodhimit të një varg intervistave onlajn me personalitete të njohura nga sfera e kulturës. Mysafirëve u jepet mundësia t'i ndajnë mendimet e tyre mbi vlerën e letërsisë dhe artit në përgjithësi, një temë jo shumë e hasur në media këto ditë por e një rëndësie të madhe në një situatë të paparë si kjo, kur librat dhe kreativiteti mund të na ndihmojnë ta shndërrojmë izolimin në shtëpi në një përvojë të dobishme.
Ambasadori Samuel Zhbogar ishte mysafir në epizodën e dytë, duke dhënë intervistë, të cilën duke buzëqeshur e përshkroi si intervistën më të vështirë sepse dallohet nga intervistat politike që zakonisht i jep.
Nëse doni, përskaj rëndësisë që ka kultura për BE-në, të dini se cilin libër është duke e lexuar Ambasadori për momentin (dhe kështu të frymëzoheni), si ia del ai me obligimet ditore të punës prej në shtëpi, cilët janë njerëzit që kanë pasur më shumë ndikim në të, cilat kujtime për vendin do t'i merr me vete, për dobitë që i merr gjatë qëndrimit në natyrë, vlera e mbështetjes së familjes dhe në fund, çfarë dobi mund të nxjerr njeriu nga vet-refleksioni, shikoni videon.