Page language:
Albanian

Dita e Evropës 2022: kremtimi i idesë evropiane përsëri personalisht, përmes lavdërimit të të rinjve dhe shprehjes së solidaritetit me Ukrainën

Nën sloganin # ThinkForward, Delegacioni i BE-së, së bashku me Shtëpinë e Evropës, po shënon Ditën e Evropës 2022 me një seri aktivitetesh që - për herë të parë që nga fillimi i pandemisë - përfshijnë praninë fizike.  

Europe Day 2022

Kompozitori, producenti dhe pianisti i vlerësuar ndërkombëtarisht, Duke Bojaxhiev do të mbajë koncert në të hapur në 8 maj (Parku i Qytetit i Shkupit) në atë që do të jetë aktiviteti qendror publike për shënimin e Ditës Evropiane për këtë vit. Ansambli i Bojaxhiev (dy narratorë dhe 25 pjesëmarrës- orkestër) do të interpretojë një fusion të muzikës orkestrale dhe filmike, vjersha tradicionale të Ballkanit dhe poezinë e dashurisë së përjetshme të Rumiut në maqedonisht dhe shqip. Kjo përvojë unike kinematografike (do të transmetohet drejtpërdrejt në TV kombëtar) dhe do të përfaqësojë gjithashtu një lutje për paqe për Ukrainën.

Në Vitin Evropian të Rinisë, programi Dita e Evropës u jep vendin më të rëndësishëm të rinjve – bartësve të vërtetë të vlerave evropiane.

 Programi filloi në 5 maj me një ekspozitë një-mujore në East Gate Mall në Shkup, të titulluar ‘E ardhmja e Evropës’. Ekspozita përbëhet nga portrete artistike të të rinjve të suksesshëm në vend, të përzgjedhur në bazë të arritjeve të tyre në fusha të ndryshme https://www.facebook.com/EuropeHouseSkopje/photos/pcb.5324130927648861/5324124814316139/.

Konferenca Rinore #ThinkForward: Youth Action NOW! nisi më 6 maj në Shtëpinë e Evropës në Shkup (eventi u transmetua në https://www.facebook.com/Delegation-of-the-European-Union-Skopje-199770503767478 dhe do të transmetohet në TV kombëtar më 9 maj në orën 17:45).

E projektuar si një shfaqje dinamike, konferenca përfshin lidhje të drejtpërdrejta me Shtëpitë Evropiane në Kriva Pallankë dhe Strumicë, si dhe me të rinjtë në Prishtinë, Podgoricë, Sarajevë, Tiranë (2022 Kryeqyteti Evropian i Rinisë) dhe Novi Sad (2022 Kryeqyteti Evropian i Kulturës), si dhe pjesëmarrjen e Ambasadorit David Geer dhe Ambasadorëve Rinor Evropianë. Pjesa e punës e konferencës, e mbështetur nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal (RCC) dhe Zyra për Bashkëpunim Rajonal Rinor (RYCO), do të zhvillohet më 9-10 maj në Qendrën Kulturore të Rinisë: 30 të rinj nga Ballkani Perëndimor do të diskutojnë mbi shëndetin mendor, bashkëpunimin rajonal dhe pajtimin dhe Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane.  Konkluzionet e tyre do t' ia paraqesin Kryeministrit dhe ministrave përkatës nga qeveria e Maqedonisë së Veriut në "marrjen e pushtetit" në mënyrë simbolike më 12 maj (do të ketë transmetim të drejtpërdrejtë nga qeveria në orën 13:30).

 Për ngjarjet e të tjera gjatë gjithë muajit maj, shikoni programin e bashkangjitur. Meritat për dizajnet vizuale për Ditën e Evropës 2022 janë të Zoran Kardula.  

 Programi i Ditës së Evropës 2022 do të mbyllet më 5 qershor, si Dita Botërore e Mjedisit me dorëzimin e Çmimit të Komunës më të Gjelbër, të promovuar nga Delegacioni i BE-së si pjesë e fushatës për promovimin e Marrëveshjes së Gjelbër të BE-së.

/media/35510