Fëmijët e Maqedonisë së Veriut ndihmojnë vetëdijesimin mbi të drejtat e fëmijëve
Konventa e KB mbi të Drejtat e Fëmijës këtë vit festoi 30 vjetorin, sidoqoftë, nuk ka kohë për kremtime. Edhe pse bota ka përparuar shumë prej fillimit të zbatimit të kësaj Konvente, të drejtat e fëmijëve vazhdohen të shkelen çdo ditë.
Andaj, UNICEF-i dhe BE-ja bashkuan forcat dhe nisën fushatën #TheRealChallenge, që iu mundësojë fëmijëve dhe adoleshentëve të shprehin këndvështrimet mbi të drejtat e tyre dhe të bëjnë këtë në gjuhen e vet. Fushata, e nisur me katër video të shkurta (në lidhjet më poshtë), zgjati prej 25 tetor deri më 20 nëntor, ditën e përvjetorit të Konventës. Me një stil emocional dhe personal, videot përcjellën mesazhin se të drejtat e fëmijëve janë universale dhe duhet të merren shumë seriozisht.
Keqpërdorimi i punës së fëmijëve:
Miliona fëmijë në grackë në punë: sfida e vërtet është të kesh fëmijëri
https://www.youtube.com/watch?v=HkzT0BlozOs&feature=emb_title
Barazia:
Jo të gjithë vajzat kanë shanset e njëjta sikur djemtë: sfida e vërtet është të trajtohesh në mënyrë të barabartë https://www.youtube.com/watch?v=ep7YC3cCIVk&feature=emb_title
Uniteti familjar:
Miliona fëmijë ndahen nga familja e tyre: sfida e vërtet është të mbetesh me familjen
https://www.youtube.com/watch?v=XiDs03LUQOA&feature=emb_title
Bullizmi:
Miliona fëmijë keqtrajtohen nga moshatarët e tyre çdo ditë: sfida e vërtet është të ndalohet bullizmi
https://www.youtube.com/watch?v=YuT33KlUT30&feature=emb_title
Konventa e të Drejtave të Fëmijës mbetet Traktati më i ratifikuar i KB-së dhe ka luajtur rol vital në përmirësimin e jetës së fëmijëve në mbarë botën. Sidoqoftë, sfidat e vërteta për fëmijët në mbarë planetin mbeten dhe duhet të rritet vetëdija se kjo nuk është e pranueshme: fëmijët janë refugjatë, rekrutohen si ushtarë, ekzistojnë pabarazi në shumë forma, fëmijët rrezikohen nga keqpërdorimi i punës së tyre, janë viktima të bullizmit, në internet dhe në jetën e vërtet; dhe fëmijët ndahen nga familjet kundrejt vullnetit dhe interesit të tyre dhe i humbin shtëpitë e tyre.
Bullizmi është tema e kësaj videoje, e cila u krijua si pjesë e sfidës nga Aleksandar Dinev nga Maqedonia e Veriut.
https://vm.tiktok.com/upM2Bc/
Drejtimi i ambasadorit Samuel Zhbogar në Ditën Botërore të Fëmijëve
https://www.youtube.com/watch?v=P-aHPrqMRWg&feature=emb_title
https://twitter.com/AmbassadorEU/status/1197136862260977666