HR/VP Borrell në Shkup: Maqedonia e Veriut dhe Ballkani Perëndimor janë përparësi strategjike për BE-në, harmonizimi në lidhje me Rusinë dëshmon përkushtimin ndaj vlerave të BE-së

Rrethanat aktuale janë një ‘moment zgjimi për Evropën’, ‘një moment për të ringjallur procesin e zgjerimit në mënyrë që ta lidhë Ballkanin Perëndimor fort me BE-në. Duhet të fillojmë negociatat zyrtare për aderim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë sa më shpejt të jetë e mundur’, deklaroi Përfaqësuesi i Lartë/Zëvendës presidenti Josep Borrell në Shkup më 14 mars, në një konferencë të përbashkët shtypi me Kryeministrin Dimitar Kovaçevski.
Udhëtimi i tij në rajon erdhi pasi pushtimi i Ukrainës hyri në ditën e 17-të, duke rezultuar në mbi 2,400 viktima civile vetëm në Mariupol dhe të paktën 2.6 milion ukrainas të shpërngulur nga vendi i tyre – lëvizja më e madhe e njerëzve pas Luftës së Dytë Botërore.
https://twitter.com/JosepBorrellF/status/1503395983547420679?cxt=HHwWjsC-wdCrkd0pAAAA
Borrell falënderoi qeverinë e Maqedonisë së Veriut për dënimin e qartë të agresionit rus dhe për mbështetjen e vendosur ndaj Ukrainës - vendimi për harmonizim të plotë me të gjitha deklaratat e BE-së dhe masat kufizuese ndaj Rusisë tregoi qartë angazhimin e saj ndaj vlerave të BE-së. ‘Lufta e Putinit nuk ka të bëjë vetëm me Ukrainën. Bëhet fjalë për respektimin e ligjit dhe parimeve ndërkombëtare. Bëhet fjalë për sigurinë dhe stabilitetin e kontinentit tonë evropian. Ndikon tek të gjithë ne në aspektin ekonomik dhe politik – ndikon tek ju, ndikon në BE, ndikon në ekuilibrat botërorë. Duhet të bisedojmë me anëtarët e ardhshëm të BE-së, siç jeni ju. Duhet të flasim, të bisedojmë, të ngremë zërin dhe të veprojmë së bashku’, tha Borrell.
HR/VP dhe Kryeministri Kovacevski diskutuan se si BE mund të ndihmojë më së miri vendin dhe rajonin të përballen me pasojat e luftës dhe të rrisë qëndrueshmërinë e tyre, gjithashtu duke forcuar bashkëpunimin në luftën kundër dezinformatave. Gjithashtu, BE-ja punon në integrimin më të mirë dhe përfshirjen më të madhe të rajonin në iniciativat e saj për të trajtuar ndikimin ekonomik të luftës.
https://twitter.com/JosepBorrellF/status/1503371923241197574?cxt=HHwWjICzoZGzht0pAAAA
Borell tregoi mirëkuptim për zhgënjimin në vend, për shkak të vonesës në fillimin e bisedimeve për aderim në BE. Ai inkurajoi Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë të gjejnë shpejt një zgjidhje të pranueshme nga të dyja palët për dypalëshe, duke theksuar se zgjerimi nuk mund të rrezikohet apo kushtëzohet nga çështje bilaterale. Paralelisht, puna në reformat kryesore të vendin, duke përfshirë sundimin e ligjit, transformimin digjital dhe agjendën e gjelbër, do të sigurojë përparim të shpejtë sapo të fillojnë negociatat. ‘Ju më pyesni mua, a mund të premtoni një datë? Jo, mund të premtoj vullnet. Dhe nëse ka vullnet, do të ketë mënyrë’, tha HR/VP (shih komentet e plota këtu).
https://twitter.com/JosepBorrellF/status/1503322839415459841?cxt=HHwWgsC4oYqK8NwpAAAA
Gjatë vizitës së tij, Borell zhvilloi takime me Presidentin Stevo Pendarovski, Zëvendëskryeministrin Bojan Mariçiq, Ministrin e Punëve të Jashtme Bujar Osmani, Ministren e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska. Në Kuvend, u takua me kryetarin Talat Xhaferi dhe përfaqësuesit e partive politike parlamentare.
https://twitter.com/JosepBorrellF/status/1503408440097574914?cxt=HHwWhMC4hdmAl90pAAAA
https://twitter.com/JosepBorrellF/status/1503430082869739520?cxt=HHwWgICyobzsoN0pAAAA
https://twitter.com/JosepBorrellF/status/1503443618043994112?cxt=HHwWgIC5lamAp90pAAAA
HR/VP e mbylli vizitën e tij me një takim me të rinjtë dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile, të cilët prezantuan kontributin e tyre në Konferencën mbi të Ardhmen e Evropës.
https://twitter.com/JosepBorrellF/status/1503457576297672709?cxt=HHwWisC9oeasrd0pAAAA