Intervistë e Ambasadorit Samuel Zhbogar në TV 24: shpresë për vednim pozitiv të Këshillit në muajin mars, Maqedonia e Veriut ka nevoj për unitet dhe punë për ta kaluar testin lidhur me metodologjinë e re

04.03.2020
Remote video URL

Një ditë pas publikimit të risive lidhur me progresin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë nga Komisioni Evropian, në intervistë për TV 24, Ambasadori Samuel Zhbogar tha se dokumenti e njeh përparimin në realizimin e reformave dhe se shtetet anëtare të BE-së në javët në vijim duhet ta miratojnë metodologjinë e re për zgjerim, kur edhe duhet gjithashtu të vendosin për hapjen e negociatave për anëtarësim me dy shtetet. Zhbogar përmbahet nga të qenurit optimist, por mendon se tani "yjet janë rreshtuar në drejtimin e duhur". "Shpresoj të shoh rezultat pozitiv. Nuk besoj se mund të lejojmë edhe një mbledhje të Këshillit pa vendim". Në këtë intervistë, Ambasadori i elaboroi mundësitë e reja të cilat i krijon metodologjia e re për vendet të cilat do ti fillojnë negociatat, duke siguruar se institucionet e tyre janë në krye të detyrës dhe se ka unitet në lidhje me agendën e BE-së. Qeveria e cila do të formohet pas zgjedhjeve të parakohshme në prill do të duhet të bëj gjithçka që ti mbledh të gjithë palët e involvuar në tryezë që ta bëj procesin sa më efektiv, tha ai. Maqedonia e Veriut do të jetë shteti i parë mbi të tilin do të testohet metodologjia e re – Zhbogar theksoi se testi duhet të kalohet, në të kundërtën mund të paraqiten dilema në BE për procesin e zgjerimit në përgjithësi.