Intervista e ambasadorit Zhbogar për MIA-n: Pavarësisht nga (mos)vendimi i Këshillit, BE-ja mbetet e përkushtuar ndaj Maqedonisë së Veriut dhe rajonit
Ambasadori tregoi se e kupton zhgënjimin e qytetarëve dhe politikanëve me rezultatin e takimit të Këshillit Evropian, ku Maqedonia e Veriut nuk fitoi datë për të hapur negociatat e anëtarësimit, por theksoi se zgjerimi vazhdon të jetë prioritet strategjik për BE-në. Bashkimi Evropian do të vazhdon të punon dhe mbështet vendin duke kaluar diskutimet e brendshme në muajt e ardhshëm mbi ndryshimet në politikën e zgjerimit. Kërkesat për ndryshim të metodologjisë përputhen me qëllimin tonë për të parë rezultate më të mira në procesin e zgjerimit. Përfundimisht, vendet kandidate gjithashtu do të përfitojnë nga kjo përshtatje – mund të arrihet më shumë parashikueshmëri dhe siguri në tërë procesin. Ishte mirë që të gjithë liderët politik ripohuan përkushtimin e tyre për ardhmëri në BE dhe për reforma. Hapja e negociatave është akt simbolik, si i tillë është i rëndësishëm, por vetëm ky akt nuk ndryshon jetën e njerëzve. Janë reformat ato që përmirësojnë sigurimin shëndetësor, arsimimin, gjyqësorin dhe ekonominë. Të fokusohemi të gjithë që të bëjmë ndryshime të vërteta, thotë Zhbogari, në intervistën.