KE-ja aprovon propozime për ta përforcuar proçesin e aderimit: Zgjerimi drejt Ballkanit Perëndimor është prioritet kryesor
Bërja e Proçesit të aderimit në BE më të besueshëm, me shtytje më të fortë politike, më dinamik dhe më të parashikueshëm – këto janë synimet e propozimeve të Komisonit Evropian të aprovuara më 5 shkurt mbi proçesin e negociatave për anëtarësim.
Gjatë prezantimit të propozimeve, Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varheji deklaroi se zgjerimi i BE-së drejt Ballkanit Perëndimor është prioritet kryesor për Komisionin.
“Jemi duke punuar në tre shtigje: E para, sot, propozojmë hapa konkretë se si të forcohet proçesi i aderimit. Derisa ne e forcojmë dhe përmirësojmë proçesin, qëllimi mbetet po ai, aderimi dhe anëtarësimi i plotë në BE. E dyta dhe paralelisht, Komisioni fuqimisht qëndron në rekomandimet e veta të hapë negociata aderuese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe së shpejti do të del me të dhënat më të fundit për përparimin e bërë nga këto dy vende. E treta, në përgatitje të Samitit BE-Ballkani Perëndimor në Zagreb, në maj, Komisoni do të del me një plan ekonomik, investues dhe zhvillimor për rajonin,” tha Komisioneri.
Pakoja për Shtypin mund të gjindet në linkun: https://ec.europa.eu/commission/presscorner/detail/en/ip_20_181