Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në Shkup: mbështetje e fuqishme për hapjen e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut sa më shpejt të jetë e mundur, më shumë investime në rininë dhe në një të ardhme të përbashkët - më të gjelbë

Si pjesë e turneut të saj në Ballkanin Perëndimor, Kryetarja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen vizitoi Shkupin më 28 shtator - për të shprehur përkushtimin e saj të fortë ardhmërisë evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe rajonit në kapërcimin e 'pengesës së fundit' drejt fillimit të negociatave të anëtarësimit me vendin.
Ju keni një partner tek unë, një mbështetës të fortë. Dhe unë dua që këto negociata të pranimit të hapen me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë sa më shpejt të jetë e mundur. Ju bëj thirrje të mos e humbni besimin. Ne kemi shkuar aq larg, ju keni bërë një rrugë kaq të gjatë, keni bërë kaq shumë përparim. Unë me të vërtetë ju përgëzoj për këtë. Tani le të kalojmë këtë milje shtesë, me të vërtetë do të shpaguhet […] Le të punojmë shumë, në mënyrë që të arrijmë qëllimin tonë që të mbajmë Konferencën e parë Ndërqeveritare para fundit të vitit, ky është qëllimi ynë i përbashkët ', von der Leyen deklaroi në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin Zoran Zaev, ku çështja midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë ishte ndër temat. Kryetarja e KE-së deklaroi se kishte "ide shumë të mira që ia vlen t’i analizosh në thellësi".
https://twitter.com/vonderleyen/status/1442872545599004674
Konferenca për shtyp u zhvillua në Qendrën Kulturore Rinore të Shkupit, e rinovuar më parë me fondet e BE-së. Kjo Qendër organizoi një ekspozitë që shfaq përfitimet e Garancisë për të Rinjtë, një projekt i financuar nga BE-ja (i zbatuar për herë të parë jashtë Unionit) që ndihmon punësimin e të rinjve. Një simbol i "asaj çfarë mund të arrijmë së bashku", siç tha Kryetarja para se t'i dorëzonte Kryeministrit grantin prej 2.6 milion Eurosh si pjesë e mbështetjes më të gjerë buxhetore të BE-së për arsimin dhe punësimin e të rinjve në një vlerë totale prej 15 milion EURO - një investim në "rininë dhe në të ardhmen tonë të përbashkët".
https://twitter.com/vonderleyen/status/1442889830648762374
Kjo është vetëm një pjesë e vogël e ndihmës së vazhdueshme të BE-së për vendin për të përballuar pasojat sociale dhe ekonomike të pandemisë me Covid 19. Maqedonia e Veriut ka marrë 220 milionë euro në grante dhe financime, përfshirë dërgsat mjekësore shumë të nevojshme dhe si mbështetje për sistemin e kujdesit shëndetësor. BE-ja deri më tani i ka dhuruar 275,000 doza vaksinash Maqedonisë së Veriut dhe më shumë do të vijnë në periudhën e ardhshme. Von der Leyen u bëri thirrje të gjithëve të vaksinohen "sepse ne nuk duam të kemi një pandemi të të pavaksinuarve me të gjitha rreziqet e varianteve".
Për hir të një rimëkëmbjeje të qëndrueshme të Maqedonisë së Veriut dhe rajonit, BE-ja ka zhvilluar Planin Ekonomik dhe të Investimeve. Ky plan, siç tha Kryetarja, kërkon projekte cilësore nga vendet e Ballkanit Perëndimor në mënyrë që të jetë një sukses i përbashkët në ndërtimin e një të ardhmeje më të gjelbër dhe më dixhitale, të karakterizuar me rritje dhe vende të reja pune. Është një mundësi e madhe që ofron investime deri në 30 miliardë euro në të gjithë rajonin.
Përveç takimit me Kryeministrin, së bashku me Zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane Nikola Dimitrov, Ministrin e Jashtëm Bujar Osmani dhe Ministren e Mbrojtjes Radmila Shekerinska, von der Leyen pati bisedime edhe me Presidentin Stevo Pendarovski.
https://twitter.com/vonderleyen/status/1442910463583350784
Vizita u zhvillua përpara Samitit BE-Ballkan Perëndimor që do të mbahet në Slloveni më 6 tetor. ”Atje do ta përcaktojmë kursin e së ardhmes tonë të përbahkët. Dua që ju të merrni pjesë plotësisht në Konferencën për Ardhmërinë e Evropës sepse Maqedonia e Veriut ka shumë për të kontribuar. Ne i kemi parë të rinjtë, duam të dëgjojmë zërin e tyre. Është e ardhmja e tyre, ata duhet të formësojnë Konferencën për të Ardhmen e Evropës sepse është e ardhmja e tyre dhe e jona e përbashkët evropiane ', tha Kryetarja e KE-së.