Mërzia u kthye në art: një ekspozitë e frymëzuar nga izolimi në kohë të pandemisë
Mërzia eksplorohet si një rast për të soditur, për të parë dhe rishikuar dhe si një mundësi për të kapërcyer frustrimin përmes krijimit.
Punime artistike nga Petar Haxhi Boshkov, Margarita Kiselichka, Sasho Sazdovski, Goce Nanevski, Monika Moteska, Filip Velkovski, Jasmina Glavinche, Igor Tanevski, David Atanasovski, Antonio Pirkoski dhe Aleksandar Eftimovski janë pjesë e ekspozitës 'Arti i Mërzisë', e cila u hap në kopshtin e rezidencës së BE-së në Shkup më 19 mars.
Me ndihmën e Galerisë Acanthus dhe Studio Virtu, Delegacioni i BE-së solli në një vend punime nga artistë vendas nga breza të ndryshëm - nga udhëheqës të artit bashkëkohor me mjeshtëri të provuar, artistë të njohur nga brezi i mesëm, te artistë të rinj të shkolluar në prizmin e artit sot. Ato ofrojnë përgjigje të ndryshme ndaj temës së mërzisë ndërsa bëjnë një përzgjedhje të veprave artistike cilësore.
'Kjo ka për qëllim të jetë një krijimtari e paraqitur në mënyrë lozonjare në kohë pandemie. Kjo është gjithashtu një mënyrë për të mbështetur artistët vendas dhe punëtorët kulturorë, diçka që gjatë pandemisë është më e rëndësishme se kurrë ', tha ambasadori Geer, duke hapur ekspozitën në prani të Presidentit të Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski dhe Ministres së Kulturës Irena Stefoska.
https://twitter.com/AmbassadorEU/status/1372926601965547523
Presidenti Pendarovski falënderoi ambasadorin Geer për organizimin e ekspozitës, si një mënyrë origjinale për të mbështetur dhe promovuar artistët vendor.
https://twitter.com/SPendarovski/status/1372900831998136323
Ekspozita do të jetë e hapur për opinionin e gjerë deri më 31 maj 2021. Rezervoni një termin për të vizituar dhe për të marrë bileta falas në platformën vijuese: https://www.eventbrite.com/e/art-of-boredom-tickets-146369080861. Të gjitha masat mbrojtëse kundër COVID-19 do të respektohen gjatë vizitave. Të gjithë artikujt e ekspozuar janë në shitje.