Maqedonia e Veriut bëhet anëtare asociative e Horizont Evropës - mundësi të reja për kërkuesit dhe të rinjtë
Më 6 dhjetor 2021, Maqedonia e Veriut dhe Komisioni Evropian nënshkruan një marrëveshje për bashkëpunim më të ngushtë në kërkim dhe inovacion. Marrëveshja i jep vendit një status asociativ për "Horizont Evropa" - një program kërkimi dhe inovacioni prej 95.5 miliardë eurosh për periudhën 2021-2027. Kërkuesit, novatorët dhe subjektet kërkimore të krijuara në vend tani mund të marrin pjesë me të njëjtat kushte si subjektet nga shtetet anëtare të BE-së.
Statusi i asocimit iu dha edhe Bosnjës dhe Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Serbisë, si dhe Gjeorgjisë dhe Izraelit. Me përjashtim të Kosovës, e cila është e re në program, partnerët e Ballkanit Perëndimor kanë qenë të asocuara në Horizont 2020, programi i mëparshëm i BE-së për kërkim dhe inovacion.
“Horizont Evropa” mbështet “Qasjen Globale ndaj Kërkimit dhe Inovacionit” dhe rikonfirmon përkushtimin e Evropës për përparimin dhe inovacionin shkencor. Programi synon gjithashtu të promovojë reformën e sistemeve arsimore të rajonit, të krijojë mundësi të mëtejshme për të rinjtë dhe të ndihmojë në parandalimin e largimit të intelektualëve.
“Bashkimi me Horizont Evropën është me përfitim reciprok, për BE-në dhe partnerët tanë, duke mundësuar një bashkëpunim më të ngushtë për të nxitur agjendat tona të gjelbra dhe digjitale, si dhe për të tërhequr investime në kërkime dhe inovacione dhe për të krijuar vende pune dhe rritje”, tha Marija Gabriel Komisionar për Inovacionin, Kërkimin, Kulturën, Edukimin dhe Rininë.
Më tepër informata në https://ec.europa.eu/info/research-and-innovation/funding/funding-opportunities/funding-programmes-and-open-calls/horizon-europe_en