Tamara Todevska në mesin e grave evropiane që bëjnë ndryshim

09.03.2020

Ato këndojnë, ngjiten në male, shkëlqejnë në shkencë, luftojnë për të drejtat e njeriut… ato i lëvizin kufijtë në çdo fushë dhe iu hapin rrugën të tjerëve. Ato i frymëzojnë gjeneratat e reja të punojnë për një Evropë më të mirë. Tamara është në mesin e gjashtë grave të fuqishme nga rajoni në fushatën e paradokohshme të Shërbimit Evropian për Veprimtari të Jashtme e titulluar ‘Evropianet që bëjnë ndryshim’

 

Tamara Todevska e bëri krenare Maqedoninë e Veriut kur e fitoi numrin më të madh të votave të jurisë  dhe doli e 7-ta në në Eurovizion në vitin 2019. Me porosinë për fuqizim dhe barazi, kënga e saj ‘Krenar/e’ u bë simbol i aspiratave evropiane të vendit të saj.

Tamara dhe pesë gra tjera pjesë të kësaj fushate merren me gjëra të ndryshme. Ajo që i lidh është talenti, fuqia, guximi, devotshmëria  dhe motivimi – për t’i mbrojtur të drejtat e njeriut, për ta mbrojtur mjedisin jetësor, për t’i fuqizuar dhe ndihmuar të tjerët.

Në periudhën kur shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas, njihni ato në zemrën e Evropës, në Ballkanin Perëndimor. Shikoni se si merren me atë që duan dhe që e kanë për zemër. Shikoni se si ato i frymëzojnë brezat e rinj për të punuar për një Evropë më të fortë, më të bashkuar, më të barabartë dhe më prosperuese.

https://eeas.europa.eu/headquarters/headquarters-homepage/74135/europeans-making-difference_en

Për këtë fushatë, Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri,  Zhozep Borell shkroi në bllogun e tij se anëtarësimi në BE do të thotë ‘të ndërtosh BE-në në Shtëpi’. ”Suksesi i partnerëve tanë nga Ballkani Perëndimor në “ndërtimin e BE-së në shtëpi” nuk varet vetëm nga puna e qeverive dhe institucioneve të BE-së. Përderisa kjo është thelbësore, suksesi i vërtetë varet nga angazhimi i njerëzve në këto shoqëri, nga veprimet e tyre në formësimin e shoqërisë në të cilën ata dhe fëmijët e tyre mund të prosperojnë.

“E kam thënë shumë herë dhe do ta përsëris prapë: BE-ja nuk është e plotë pa Ballkanin Perëndimor. Për ta plotësuar BE-në, për ta bërë më të fortë dhe më prosperuese, na duhen njerëz si protagonistet e fushatës sonë. Të gjithë jemi shumë të vetëdijshëm për sfidat në Ballkanin Perëndimor dhe transformimet që duhet të ndodhin për ‘ta ndërtuar BE-në në shtëpi’. Njerëzit që janë të përfshirë në fushatën tonë janë të patjetërsueshëm në këto transformime dhe për t’i frymëzuar të tjerët për të marë pjesë. Dituria dhe kontributi i tyre janë të nevojshëm për ‘ta ndërtuar BE-në’ në Ballkanin Perëndimor. Historitë e tyre ma përkujtojnë pse rrugëtimi i Ballkanit Perëndimor drejt BE-së është aq i rëndësishëm për të gjithë ne në Evropë. Procesi ka të bëjë me njerëzit dhe është për njerëzit. Dhe ky proces patjetër që duhet të ketë sukses – për të mirën e të gjithë njerëzve në Evropë,” shkroi Borell.

Shiko gjithashtu