Tinguj dhe atmosferë magjike në Parkun e Qytetit të Shkupit në Ditën e Evropës
Në vigjilje (në pranverë të freskët) të Ditës së Evropës, kompozitori, producenti dhe pianisti i njohur ndërkombëtarisht Duke Bojaxhiev dhe miqtë e tij mbajtën një koncert nën qiell të hapur në parkun e qytetit të Shkupit.
I shoqëruar nga piano, kolegë muzikantë, me një orkestër 25 anëtarësh dhe dy narratorë, Bojaxhiev ofroi një fuzion të muzikës së tij, duke filluar nga kolonat zanore të filmave e deri te pjesët korale dhe orkestrale të frymëzuara nga kultura të ndryshme
Si interlude, pianoja e tij ofroi tinguj për fragmente të poezisë së përjetshme të dashurisë nga Rumi, që u recituan në maqedonisht dhe shqip.
https://twitter.com/AmbassadorEU/status/1523379140426039296?cxt=HHwWgICstbnQkKQqAAAA
Ngjarja e organizuar nga Delegacioni i BE-së u transmetua drejtpërdrejt në televizionin nacional.
Më shumë foto dhe inçizimin e koncertit mund t’i gjeni në linkun e mëposhtëm.
https://www.facebook.com/199770503767478/videos/1118323428713708/