Përfaqësuesi i Lartë / Nënkryetari Zhozep Borell u takua me Kryeministrin Zoran Zaev

22.10.2020

Përfaqësuesi i Lartë / Nënkryetari Zhozep Borell kishte video konferencë me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev në Bruksel të enjten.

Përfaqësuesi i Lartë Borell përgëzoi Kryeministrin Zaev për riemërimin e tij dhe inkurajoi qeverinë e Maqedonisë së Veriut që të vazhdojë me realizimin e axhendës së reformave që kanë të bëjnë me BE-në.

Ai përsëriti gjithashtu se BE-ja mbetet e përkushtuar për të mbështetur Maqedoninë e Veriut në trajtimin e pandemisë së koronavirusit dhe pasojave të saj. Komisioni Evropian kohët e fundit njoftoi për Planin Ekonomik dhe Investues i cili është thelbësor për të mbështetur rimëkëmbjen afatgjate të Ballkanit Perëndimor dhe për afrimin e rajonit drejt BE-së.

Përfaqësuesi i Lartë Borell mirëpriti faktin se niveli i përafrimit të Maqedonisë së Veriut me politikën e jashtme të BE-së është rritur në vitet e fundit dhe falënderoi Maqedoninë e Veriut për kontributet e saj në misionet dhe operacionet e BE-së për Sigurinë e Përbashkët dhe Politikën e Mbrojtjes.

Në fund, Përfaqësuesi i Lartë dhe Kryeministri Zaev diskutuan edhe për çështjet rajonale.

Peter Stano
Lead Spokesperson for Foreign Affairs and Security Policy
+32 (0)460 75 45 53
Zoi Muletier
Press Officer for Neighbourhood and Enlargement/Foreign Affairs and Security Policy
+32 (0)2 29-94306
+32 (0)460794306