THIS CONTENT HAS BEEN ARCHIVED

Dialogu Beograd-Prishtinë i ndërmjetësuar nga BE-ja: Zbatimi i marrëveshjes për drejtësi

30.11.2016
Teaser
Text

Të dyja palët, Edita Tahiri dhe Marko Djuriq, negociatorët kryesorë për dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, sot u pajtuan për hapat e fundit për zbatimin e marrëveshjes për drejtësi të arritur në kuadër të dialogut më 9 shkurt 2015.

Shërbimi Evropian për Shërbim të Jashtëm do të marrë konfirmimin nga të dyja palët më 9 dhjetor 2016, që ato kanë përmbushur detyrimet e zbatimit në lidhje me gjyqtarët, prokurorët dhe stafin gjyqsor për tu integruar në Gjyqësorin e Kosovës. Integrimi do të jetë plotësisht efektiv më 10 janar 2017.

Bashkimi Europian përgëzon palët për këtë arritje dhe u bën thirrje atyre për të përshpejtuar progresin në çdo punë tjetër për zbatimin e marrëveshjeve, në veçanti të asaj për Asociacionin/Bashkësinë e komunave me shumicë serbe dhe për energjinë.

Kategoria
Press releases
Location

Bruksel

Topics
EU facilitated dialogue: Belgrade - Pristina relations
Editorial sections
EEAS
Western Balkans
Kosovo*
Serbia
EU facilitated dialogue: Belgrade - Pristina relations