BE-ja mirëpret miratimin e Agjendës Evropiane të Reformave
Miratimi i ERA-s është shumë pozitiv tha Apostolova.
“Agjenda Evropiane e Reformave është mjet i dobishëm e cila u krijua nga institucionet tona në mënyrë që t’i përqendrojmë përpjekjet që duhen bërë nga ana e Kosovës për një zbatim të qetë, të lehtë dhe praktik të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim”.
Sa i përket ratikimit të Marrëveshjes mbi demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, Z. Apostolova rikujtoi se mbetet edhe një kusht për t’u plotësuar në lidhje më liberalizimin e vizave. Sipas saj ekziston gjurmim i mirë i luftimit të korrupsionit.
Duke komentuar mbi dialogun në mes të Prishtinës dhe Beogradit, Apostolova tha se është arritur shumë. “Unë e kuptoj mosdurimin e disa institucioneve dhe udhëheqësve këtu sepse ata dëshirojnë të shohin ndryshim brenda natës. Dua të rikujtoj se paqja vendoset nga të dy anët. BE-ja nuk duhet të imponojë se çfarë duhet bërë. BE-ja vetëm mund të ndërmjetësojë kompromisin në mes të anëve”, tha Apostolova.
Intervistën e plotë mund t’a gjeni më poshtë: