Riardhja e vëzhguesve ndërkombëtarë të ONM-së në Shqipëri
Operacioni Ndërkombëtar Monitorues (ONM) ka risjellë vëzhguesit e vet ndërkombëtarë duke nisur nga sot, e hënë, 27 mars 2017. Kandidatët për institucionet e vetingut u ftuan nga Zyra e Avokatit të Popullit që të plotësojnë dosjet e tyre të aplikimit, bazuar në vendimin e fundit të Kuvendit të Shqipërisë. Afati për këtë dorëzim është sot. Që nesër komisioni vlerësues në Zyrën e Avokatit të Popullit do të rishikojë dokumentet e dorëzuara sërish, nën monitorimin e vëzhguesve ndërkombëtarë të ONM-së. Në vazhdimësi me ushtrimin e mëparshëm dhe kërkesat ligjore, vëzhguesit ndërkombëtarë të ONM-së do të rishikojnë gjithashtu dokumentacionin. Nëse është e përshtatshme, ONM-ja do të japë një vlerësim të arsyetuar dhe rekomandime për kandidatët përkatës, bazuar në gjetjet e vëzhguesve ndërkombëtarë.