THIS CONTENT HAS BEEN ARCHIVED

Së bashku mund të bëjmë një ndryshim për Ndryshimin Klimatik

27.06.2017
Teaser

OPED nga Nataliya Apostolova, shefe e Zyrës së BE-së/Përfaqësuese e Posaçme e BE-së

Main Image
Text

Një nga problemet më të mëdha me të cilin po ballafaqohet bota sot është ndryshimi klimatik, një dukuri e cila shpesh po kalon e pavërejtur nga konfliktet dhe krizat politike në botë. Vëmendja tërhiqet vetëm atëherë kur dëgojmë për lajme për uraganë dhe vërshime të cilat shpesh marrin edhe jetë njerëzish. Cdo ditë e më tepër jemi dëshmitarë të ndryshimeve drastike të motit, të cilat e prekin në masë të madhe shëndetin tonë. Ngrohja globale që shkaktohet nga ndryshimet klimatike sjell një rritje të valëve të nxehtësisë dhe ne e dijmë se cfarë do të thotë kjo për njerëzit me sëmundje të zemrës, me astmë dhe sëmundje të tjera.

Pak dihet ose pranohet se aktiviteti njerëzor ka një rol të madh në shkatimin e këtyre fatkeqësive, së pari me prodhimin e dioksid karbonit dhe efekti serrë që kanë ndikim në ngrohjen e atmosferës. Efekti më i dukshëm i kësaj dukurie është rritja e nivelit të detit, që rezulton me përmbytje në zonat e ulta bregdetare dhe si e tillë mund të jetë një kërcënim i vërtetë për shumë vende.

Shkëncëtarët paralajmërojnë për më shumë stuhi të forta dhe thatësira të shpeshta në tërë planetin. Këto gjera mund të sjellin vetëm uri. Dhe kudo ku ka uri, ka edhe konflikt. Dhe ky është konflikti më i keq. Dhe kështu bota bëhet më pak e sigurtë dhe stabile dhe gjithnjë e më e dhunshme. Por, cfarë mund të bëjme ne që t'i reduktojmë rreziqet e tilla dhe të gjejmë një zgjidhje afat-gjatë? Zëvendësimi i naftës, thëngjillit dhe gazit me energji të ripërtëritshme, mbjellja e drurëve dhe riciklimi i më shumë produkteve mund të përmirësojnë dukshëm situatën. Cfarë mund të bëjnë qytetarët për ta ndalur ndryshimin klimatik? Përgjigja ime do të ishte: SHUMË. Shfrytëzimi i transportit publik në vend të veturave private, përdorimi i qeseve më të qëndreshme në vend të atyre plastike, përdorimi i klimës vetëm në rastet kur absolutisht është e nevojshme janë vetëm disa nga gjërat të cilat mund të kontribuojnë ndjeshëm për ta ndalur dukurinë. Kjo është dicka që të gjithë ne mund ta bëjmë.

Ndryshimi klimatik është një problem global dhe Kosova nuk është imune ndaj rrezikut dhe kërcënimit të vijnë nga kjo dukuri. Përvec këtij problemi, ne të gjithë jemi të vetëdijshëm për sfidat e ambientit me të cilat ballafaqohet Kosova. Gjatë gjithë dimrit kemi marrë raporte të cilat kanë treguar një nivel alarmues të ndotjes së ajrit, i cili në shumicën e ditëve është cilësuar si i rrezikshëm. Ka qenë thjeshtë e pamundur të mos shqetësohemi dhë të frikësohemi për shëndetin tonë. Dhe pastaj kemi problemin e menaxhimit të mbeturinave, i cili ka mundësi të jetë më i keqi në rajon dhe si i tillë është larg plotësimit të standardeve të BE-së në këtë fushë. Nuk na duhen argumente të forta për këtë, sepse mjafton që ta hedhim shikim përreth dhe të shohim hedhjen e mbeturinave dhe një numër të deponive ilegale përgjatë rrugëve dhe në lumenj. Ne të gjithë kemi përgjegjësi që shkojnë përtej oborreve tona, që do të thotë se duhet të kemi rrugë dhe hapësira publike të pastra njësoj sic i kemi shtëpitë tona. Nuk ka dyshim  se të gjithë ne duam të jetojmë në një mjedis të pastër dhe të sigurtë, të pijmë ujë të pastër dhe të thithim ajër të freskët. Prandaj, kjo është një cështje e cila duhet të merret si prioritet nga të gjithë.

Është mjaft inkurajuese të shohim se përcaktimi politik global për të vepruar mbetet i lartë. 148 vende tashme e kanë ratifikuar Marrëveshjen e Parisit që ka hyrë në fuqi në nëntor të vitit 2016 dhe që drejtpërsëdrejti e prekë këtë cështje. Por, nuk janë vetëm qeveritë ato të cilat duhet të veprojnë. Bizneset, shoqëria civile dhe qytetarët e zakonshëm kanë një rol vendmtar për të ndërmarrë veprime të cilat do të mund të bëjnë ndryshime dhe të cilat mund të aplikohen edhe në Kosovë. Ne do të vazhdojmë t'i mbështesim përpjekjet e Kosovës për t'u marrë me sfidat klimatike. Jemi të gatshëm për të ndarë përvojat e tona dhe mesimet e marra. Tashmë e kemi një bashkëpunim të gjerë për politikat klimatike me disa nga partnerët tonë kyc.

Gjatë periudhës 2007-2013 (IPA I), BE-ja ka investuar mbi 40 milion në sektorin e mjedisit në Kosovë përfshirë këtu edhe ndërtimin institucional dhe investimet në infrastrukturë. Më shumë se 200 milionë janë shpenzuar për masat e energjisë eficiente, duke përfshirë edhe 19 milion për masa në 65 ndërtesa publike,  (shkolla dhe spitale). Nën kornizën financiare të  IPA II (2014-2020) më saktësisht periudhën 2018-2020, BE-ja po planifikon që të investojë substancialisht në përmirësimin e infrastrukturës në këtë sektor. Shpresoj që kjo mbështetje do të bëjë ndryshim në Kosovë.

Për ta përfunduar, ndryshimi klimatik është një nga kërcënimet më të mëdha për plantin tonë. Me të ardhmen tonë në rrezik, është imperative të punojmë se bashku në mënyrë që ta bëjmë zgjidhjen klimatike një realitet. Nëse ne bejmë ndryshime tani në mënyrën se si jetojmë, mund të shmangim probleme të mëdha në vitet që do vijnë. Shkencëtarët, qeveritë dhe individët duhet të punojnë së bashku për ta tejkaluar këtë kërcënim. Kjo është dicka që na bashkon të gjithëve. Nëse nuk veprojmë tani, refugjatët e parë klimatikë nuk do të duhej të ishin befasi për askend. Së bashku ne mund të bëjmë ndryshimin për Ndryshimin Klimatik.

(Ky OPED, i botuar  në "Zëri" është shkruar me rastin e Javës së Diplomacisë Klimatike 2017, që organizohet nga Zyra e BE-së/Përfaqësuesit të Posacëm të BE-së në Kosovë. Iniciativa do ta mbledh përfaqësuesit e shteteve anëtare të BE-së, shoqërisë civile dhe publikut të gjerë në Kosovë për të ngritur vetëdijen për ndryshimet klimatike përmes një varg aktivitetetesh duke përfshirë ekspozita, tryeza të rrumbullakta, shfaqjen e filmave, gara për vizatime/video për nxënës etj. Java e Diplomacisë Klimatike është themeluar në vitin 2014 nga Bashkimi Evropian dhe ka për qëllim ngritjen e vetëdijes për Ndryshimin Klimatik. Aktivitetet në Kosovë do të mbahen nga 23 deri më 30 qershor 2017.)

Editorial sections
Kosovo*