Rritja e Konkurrueshmërisë dhe Promovimi i Eksportit (ICEP)
Dje, u mbajt në Prishtinë ceremonia e mbylljes së projektit "Rritja e Konkurrueshmërisë dhe Promovimi i Eksportit" (ICEP), i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i përkrahur nga Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI).
Synimi i udhëtimit dyvjeçar, i cili filloi në maj 2016, ishte të kontribuonte në rritjen ekonomike dhe punësimin në sektorin privat duke forcuar konkurrueshmërinë e ndërmarrjeve kosovare dhe duke promovuar integrimin e Kosovës në ekonominë botërore.
Ndër të tjera, projekti ICEP përkrahu KIESA-n në zbatimin e Programit të Zhvillimit të Kompanisë (PZHK), duke siguruar asistencë praktike-këshilluese dhe trajnim për 29 kompani kosovare. Gjithashtu, ky program siguroi qasje në udhëzimet e nevojshme për ndërmarrjet prodhuese në sektorët e përpunimit të metaleve dhe të drurit, produkteve tekstile dhe të lëkurës, dhe përpunimit të plastikës dhe gomës.
Në ceremoninë e mbylljes morën pjesë Përfaqësuesi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Luigi Brusa, i cili është Shefi i Seksionit të Bashkëpunimit, Zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë, z. Faton Thaqi, Drejtori i Përgjithshëm i KIESA-s, Besian Mustafa, përfaqësues të shoqërisë civile dhe komunitetit të donatorëve, si dhe drejtuesit e bizneseve përfituese të projektit.
Përfaqësuesi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Luigi Brusa, u shpreh se ky ishte një nga projektet më të mira të zhvilluara në praktikë. Përmes tij u përkrahën 29 kompani kosovare, dhe kështu Kosova është në gjendje të rrisë konkurreshmërinë e saj në tregun evropian.
Zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Faton Thaqi, pohoi se ministria e ka harmonizuar vazhdimisht legjislacionin për zhvillimin e NVM-ve. Ministria ka zhvilluar një strategji për rritjen e cilësisë së produkteve dhe për t'i bërë bizneset më konkurruese në tregun evropian.
Zbatimi i projektit ICEP u bë i mundur me përkrahjen e KIESA-s, agjencisë qeveritare nën përgjegjësinë e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, misioni i së cilës është të promovojë dhe zhvillojë sektorin privat në Kosovë duke ofruar shërbime cilësore dhe rrjete ndërkombëtare.
Besian Mustafa, Drejtori i Përgjithshëm i KIESA-s, theksoi mësimet e nxjerra nga projekti ICEP dhe nënvizoi mundësinë që KIESA të zbatojë programe të ngjashme në të ardhmen e afërt.
Gjithashtu, z. Mustafa falënderoi bashkëpunëtorët që kanë qenë plotësisht të angazhuar në zbatimin e projektit, si dhe shtoi se synimet kryesore kanë qenë ndërkombëtarizimi i kompanive kosovare dhe qasja e tyre në tregun evropian.
Menaxheri i Programit të Zhvillimit të Eksportit (PZHE), Hamez Morina, prezantoi projektin e ri pilot të PZHE-së, i cili është komponenti i fundit që u zbatuan nga ICEP. Ai pohoi se projekti është realizuar me sukses, duke u dhënë ekspertizë sipas nevojave të tyre. Pas përfundimit të suksesshëm të përkrahjes së 29 kompanive të para prodhuese kosovare, Programi i Zhvillimit të Eksportit (PZHE) do të përkrahë më tej më së shumti 12 prodhues për të eksportuar produktet e tyre në tregun e BE-së.
Ndërkohë, pavarësisht nga sfidat e shumta të hasura nga projekti ICEP, Juergen Mendritzki, udhëheqësi i ekipit të ICEP-it, ishte jashtëzakonisht i kënaqur me rezultatet e arritura dhe mënyrën si përfituan kompanitë nga përkrahja që iu ofrua.
“Objektivi i përgjithshëm i projektit ishte përkrahja e zhvillimit ekonomik dhe rritja e konkurrueshmërisë së sektorit privat në Kosovë për tregun e BE-së. Përmes këtij projekti, kemi arritur të rrisim eksportet e produkteve dhe shërbimeve të gjeneruara në Kosovë, si një mjet për të reduktuar deficitin tregtar", u shpreh Mendritzki.
Gjatë ceremonisë u shfaqen 5 video dëshmi të bizneseve kosovare që përfituan drejtpërdrejt nga PZHK-ja.
(Vegëza: https://www.youtube.com/watch?v=_rdFHzF31eA&list=PLDOA4Siw_Wje2-U8n4W60n3wu1RLGf35v)
Ata shprehën faktin se shërbimet e ofruara nga projekti ndikuan pozitivisht në konkurrueshmërinë e tyre, duke inkurajuar vazhdimin e projekteve të ngjashme në të ardhmen.
Projekti u financua nga Bashkimi Evropian dhe u zbatua nga International Development Ireland (IDI), ndërsa eventi dhe videot u organizuan dhe u prodhuan nga RedMill Agency.
Përfituesit e drejtpërdrejtë nga projekti janë bizneset e mëposhtme kosovare:
Proton Cable Sh.p.k.
Filigran Sh.p.k.
Elsam Sh.p.k.
N.T.P Decon
N.T.P Solid
A B –Coating Sh.p.k.
Butrinti Sh.p.k.
N.P.TAeg –Sharri
N.P.KScampa
Plastika Sh.p.k.
N.T.P. Cadi Komerc
Euro Commerce Sh.p.k.
Flexograf Sh.p.k.
Solid Shoes Sh.p.k.
N.T.P. Wear and Go
N.P.T. Endriti - D
Arta-Tex Sh.p.k.
Albed Sh.p.k.
Lesna Sh.p.k.
Elnor Sh.p.k.
Divani Sh.p.k.
Tefik Çanga Sh.p.k.
Dekoriti Sh.p.k.
ANB Baliu Sh.p.k.
Orendi Sh.p.k.
N.T.P. Valoni
D.P.Z. Mentrori
N.P.T. Ukaj
N.P.T. Daqa