BE-ja në Kosovë fillon fushatën për Mjedisin dhe Javën e Diplomacisë Klimatike

Zonja dhe zotërinj, të dashur miq,
Sot, këtu në Bibliotekën Kombëtare të Prishtinës, nisim së bashku fushatën për Mjedisin dhe Javën e Diplomacisë Klimatike.
Ne të gjithë e njohim Kosovën. Të gjithë i njohim pemët e bukura, pyjet, peizazhet e bukura dhe biodiversitetin e pasur të saj.
Megjithatë, të gjithë e njohim Kosovën:
- Të gjitha këto bukuri natyrore nganjëherë mund të neglizhohen; ndoten:
- Toka e kontaminuar, lumenjtë e ndotur, ndërtimet e paligjshme, prerjet ilegale të drunjve, ujërat e zeza dhe mbeturinat e ngurta janë ende realitet.
- Të mos përmendim cilësinë e keqe të ajrit, sidomos gjatë muajve të dimrit.
Mbrojtja e mjedisit është lënë pas dore për një kohë të gjatë në Kosovë.
Më lejoni të them se Bashkimi Evropian ka bërë shumë për mjedisin në Kosovë. Dhe është i përkushtuar për të bërë edhe më shumë në të ardhmen.
BE është donatori kryesor për përmirësimin e mjedisit në Kosovë.
Një numër i madh i projekteve të BE-së kanë ndikim të drejtpërdrejtë ose të tërthortë në mjedis.
Më lejoni të përmend:
- Ndërtimin e deponive, impianteve për trajtimin e mbeturinave të ujit dhe Sistemin e Monitorimit të Cilësisë së Ajrit.
- Projektet e impianteve për trajtimin e ujit të pijshëm janë përfunduar kohët e fundit në Mitrovicë dhe Prishtinë dhe sigurojnë furnizim të besueshëm dhe të sigurt të ujit të pijshëm për banorët e tyre.
- Ne punojmë me shtetet tona anëtare dhe Kosovën për të menaxhuar çështjet kyçe të mjedisit duke përfshirë cilësinë e ujit dhe ajrit
- Pa përmendur rolin tonë në mbështetje të hartimit dhe miratimit të legjislacionit të përmirësuar që synon mbrojtjen e mjedisit në një numër fushash
- Bashkimi Evropian ka financuar një studim qenësor për dekomisionimin e termocentralit të vjetër "Kosova A", që do të reduktojë ndjeshëm ndotjen e ajrit në Kosovë.
Jemi duke planifikuar edhe më shumë për të ardhmen:
- Dekomisionimin e plotë të Kosovës A dhe ndërtimin e një magazine për mbeturinat e rrezikshme. Ky projekt do të jetë i pari i këtij lloji në rajon.
- Infrastrukturë dhe shërbime efikase për menaxhimin e mbeturinave
- Reduktim i pluhurit dhe emetimeve në Termocentralin Kosova B, program me rëndësi vendimtare për standardet e jetesës së popullit të Kosovës.
Zonja dhe zotërinj,
Fakti që Kosova ende nuk është pjesë e Marrëveshjes së Parisit për ndryshimet e klimës nuk do të thotë se është një ishull i izoluar dhe i largët.
Kosova është partner kyç i BE-së në rajonin e Ballkanit dhe duhet të ndërmarrë hapa në drejtimin që është në interesin tonë të përbashkët global:
Për të ndërtuar një ekonomi me emetim të ulët për klimë të qëndrueshme dhe një shoqëri më të shëndetshme.
Mjedisi është një nga sektorët kryesorë në rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian.
TANI është momenti i duhur për t'u përqëndruar në zgjidhjet më të mira për mbrojtjen e mjedisit.
Një listë e gjatë e rregulloreve të miratuara tashmë është ende në pritje të zbatimit të plotë.
Duhet të ndërmerren disa procedura ligjore dhe veprime.
Sa më shumë vonojmë mbrojtjen e mjedisit në Kosovë aq më e lartë do të bëhet ndotja e mjedisit
Kjo është arsyeja pse fuqimisht i dëshiruam këto fushata, Fushatën Mjedisore dhe Javën e Diplomacisë për Klimën
Fushata për Mjedisin do të zgjasë deri më 14 dhjetor, duke mbuluar katër temat kryesore:
- Menaxhimin e ujërave
- Ndotjen e ajrit
- Menaxhimin e mbeturinave dhe
- Efiçiencën e Energjisë
Keni parë një mostër të dy filmave të shkurtër, do të shihni më shumë pas pak; si dhe në muajt e ardhshëm në televizione dhe media sociale. Do të sponsorizojmë debate dhe ngjarje në tërë Kosovën gjatë muajve të ardhshëm.
Java e diplomacisë për klimën do të zgjasë nga e hëna deri të dielën e ardhshme më 30 shtator në bashkëpunim të ngushtë me ambasadat e Francës dhe Gjermanisë në Kosovë. Pas pak do të dëgjoni më shumë për këtë.
Nëpërmjet këtyre përpjekjejeve gjatë muajve të ardhshëm do të rrisim:
- Vetëdijen për mbrojtjen e mjedisit
- për atë që ka bërë BE-ja, edhe kolektivisht, për të mbrojtur mjedisin dhe çfarë do të vazhdojmë të bëjmë në të ardhmen
- për atë që ende ka nevojë të bëhet dhe që mund të bëhet nga autoritetet e Kosovës për të përmirësuar shëndetin dhe standardet e jetesës së popullit të saj.
- dhe, gjithashtu duam t'ju bëjmë thirrje juve, popullit të Kosovës, që të bëni më shumë për mbrojtjen e mjedisit tuaj.
Pra, le të mbrojmë mjedisin në Kosovë.
Le t'i japim Gjelbërimit një shans në Kosovë.