Sorry, you need to enable JavaScript to visit this website.
THIS CONTENT HAS BEEN ARCHIVED

Skema e Celulës së të Rinjëve, Programi i BE-së për bursa post-diplomike 2018-2019

05.11.2018
Teaser

YCS Raundi XII: Njoftim paraprak i konkursit të bursave (5/Nëntor/2018)

Text

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Ministria e Integrimit Evropian, paralajmërojnë hapjen e ardhshme të konkursit për Raundin e 12-të të aplikimit për Skemën e Celulës së të Rinjëve, programi i BE-së për bursa post-diplomike për Kosovë, program i cili aktualisht është duke u implementuar nga British Council. Aplikimi do të jetë i hapur nga 12 Nëntor deri më 3 Dhjetor 2018.  Kandidatëve të suksesshëm do t’iu ofrohet mundësia të përfundojnë Programin Master një vjeçar në universitete të shteteve anëtare të BE-së. Programi i Bursave, gjuha e punës e së cilit është vetëm gjuha Angleze, do të ofroj deri në 40 bursa të plota, deri në 10% të bursave në dispozicion do të jenë të rezervuara për shërbyesit civil që aktualisht janë të punësuar në administratën publike(numri real i bursave të ofruara mund të ndryshoj varësisht nga përshtatshmëria e kandidatëve dhe fondet në dispozicion). Kjo ftesë do të jetë e hapur për studentët e diplomuar në fakultetet si: juridik, shkenca politike, menaxhment i biznesit, ekonomi, shkenca shoqërore, histori, shkenca humane, marrëdhenie ndërkombëtare, diplomaci, kriminologji dhe fusha të tjera akademike (siç është specifikuar në Rregullat e Procedurës që do të publikohen më 12 Nëntor 2018) në përputhje me sektorët e specializimit në vijim:

 

  • Juridik (deri në 16 bursa në dispozicion)
  • Administratë Publike (deri në 8 bursa në dispozicion)
  • Ekonomik (deri në 8 bursa në dispozicion)
  • Kulturë dhe Shëndetësi (deri në 8 bursa në dispozicion)

 

Informatat e detajuara rreth programit të bursave janë në dispozicion këtu 

Kategoria
News clippings - in the press
Location

Prishtinë

Editorial sections
Kosovo*